Fllusk sapuni, i ka quajtur deputeti opozitës së re, Lefter Maliqi deklaratat e Leshajt se "krimi është në nivelet më të mira në dekadë". Ai ka bërë akuza të rënda ndaj tij, duke e cilësuar si një ushtarak i denjë, por që po përdoret nga kryeministri Edi Rama.
"Fllusk sapuni, krimi është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë, ju ka prishur makina luksoze dhe privilegjet dhe ju bën aq të mos ta keni mendjen, kur rroga juaj pa llogaritur dieta shkon 4 fish, ndërkohë që policët marrin 300-500 mijë lekë dhe as dietat nuk i marri. Me makinën tënde mund të ishin blerë shumë dron dhe nuk ishte nevoja që policët të shkonin në male. Kur ndodhi krimi në Malësinë e Madhe çuan 50 polic, 500 çuat te naftëtarët e Ballshit, 1000 të Teatrit. Ju vajtët me Ballën në Elbasan, na bëtë shoë, ditën tjetër vrasje. Keni mbushin policinë me militant, për ca e përdoni policinë, për të arrestuar të varfër. Po të përdor aq keq sa mos paç fatin e Tahiri", tha Maliqi.
Lajmi kryesor: