Për ish-deputetin Ligor Karamelo, pjesë e minoritetit grek, vizita e ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri Nikos Dendias ishte e suksesshme. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Karamelo u pyet ne lidhje me ngritjen e çështjes çame nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, për të cilën tha se ishte një veprim i pamatur nga ana e ministres. Sipas Karamelos, çështja çame nuk ekziston në të vërtetë dhe se përdoret për qëllime elektorale apo për të mbajtur gjallë nacionalizmat.

‘Vizita e ministrit të jashtëm grek mund të konsiderohet e suksesshme. U diskutua dhe u ra dakord për një sërë problemesh të rëndësishme.  Mënyra sesi u trajtua ky problem në mënyrë të papritur ishte një episod jo i këndshëm. Ajo jo vetëm që shkaktoi reagim dhe rihapi një problem që konsiderohet i mbyllur nga pala greke. U detyrua të kalojë në deklarata ekstreme sa i përket çështjesh. E quaj të pamatur veprimin e ministres. Rezultoi se në bisedime të ish-ministrit është rënë dakord në disa probleme. Nuk do jetë pengesë ne procesit integruese të vendit tonë. Ishte një trajtim folklorik, emocional ndoshta elektoral. Ishte i gabuar të trajtohej në atë moment.

Tashmë është bërë e qartë në këto 32 vite, se ky problem ka pasur ulje ngritjet e tija. Ka shërbyer si një problem i jashtëm për qëllimet elektorale të partive. Si një problem siç e kanë mbi kokë në marrëdhëniet shumë të mira që mund të kemi me Greqinë dhe për të mbajtura gjallë retorikat nacionaliste. Nga ana e Greqisë është sqaruar se ky problem nuk ekziston, si i tillë të merremi përsëri me këtë problem do të jetë kohë e humbur dhe pengesë për të parë nga e ardhmja.’- tha Karamelo.

I ndalur në çështjen e detit, Karamelo tha se dosja nuk është gatit, pasi presidenti Ilir Meta për egon e tij personale nuk i ka dhënë kryeministrit autorizimin për ta përgatitur.

‘Unë gjykoj se çështja e marrëveshjes së detit, është e vërtetuar se ishte një lojë politike e nxitur nga faktorë të tjerë. Ishte një marrëveshje që mori miratimin e të dyja palëve. Mendoj se ajo do të kishte gjetur zbatim. Mënyra si u interpretuar në GJK kishte problem, por sipas mendimit të specialistëve ajo nuk kishte problemi. Pati karakter vetëm për rritur frymën nacionaliste. Si e tillë aty fshiheshin edhe interesa të vendeve të tjera. Gjykoj se miratimi dhe rënia dakord nga ana e kryeministrit bashkë me kryeministrin grek për ta çuar çështje në Hagë, ishte një hap pozitiv. Kjo ishte pozitive për të mbyllur këtë Odise kaq të gjatë. Nga ato që dëgjuam se dosja nuk është e gatshme për arsye se presidenti e ka penguar këtë dhe nuk i ka dhënë kryeministrit autorizimin për ta përgatitur, mendoj se kemi të bëjmë me egon personale të presidentit, me probleme të ngushta, të cilat për fat të keq në vend që të eliminohen ato duhet të marrin fund një herë e mirë. Nuk mund të komentojnë të tjerët që presidenti mban peng marrëveshjen e detit, pasi kryeministri mund të marrë tagrin e suksesit të kësaj marrëveshje. Janë çështje që nuk zgjidhin problemin.’- tha Karamelo.

Për të çuar çështjen e ndarjes së detit, Greqia dhe Shqipëria do të presin ikjen e Presidentit ilir Meta. Deklaratën e bëri në një intervistë për mediat greke ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pak ditë pas vizitës së tij në Tiranë. Dendias ka folur për Radion ‘SKAI 100.3 FM’. Kryediplomati grek është shprehur se Meta ende nuk ka dhënë autorizim për këtë çështje.