Krimi, Rama: Sot Task Forca
Speciale, po vijnë agjentët e FBI

Krimi, Rama: Sot Task Forca<br />Speciale, po vijnë agjentët e FBI<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot qeveria shqiptare do të miratojë ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit, e cila do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e asistuar edhe nga agjentët e FBI, por edhe ekspertë të tjerë nga Italia dhe Gjermania.

Struktura e re që do të ngrihet do të godasë rrjetet kriminale, por shefi i qeverisë paralajmëroi furtunë edhe në radhët e politikës, pasi sipas tij Task Forca do të godasë, jo vetëm “kriminelët me patllake”, por edhe “të inkriminuar me kollare” majtas dhe djathtas. Rama u shpreh shpresëplotë se me nisjen e vetting-ut, prokuroritë dhe gjykatat nuk do të jenë më Kisha apo Xhamia pa zot ku falen kriminelët.

VIDEO/ Edi Rama, plan sekret kundër krimit me kollare

Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare

Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Nuk do të jetë sekret operacioni policor, për të cilin është punuar prej 3 muaj, për të çuar para drejtësisë kriminelët e skeduar  nga Task Forca.

VIDEO/ Rama ka deklaruar se sot qeveria shqiptare do të miratojë ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit

Operacioni, ora e së vërtetës edhe për krimin me politikën. Do të shohim kush e lufton krimin dhe kush sulmon politikisht. Epoka e të fortëve që kanë përfituar nga prokurorë e gjykatës të korruptuar dhe shefa police të tredhur dhe skllevër nga krimi apo politikanë të shitur te e keqja, duhet dhe do të mbyllet. Ky është objektiv i shpallur që të nesërmen e fitores së zgjedhjeve do të jetë fitore.

Në këtë vend do të ketë vetëm një vend për ata që janë mësuar të bëjnë përshesh ku kanë gjetur shesh dhe në atë vend do të shkojnë të gjithë. Mbyllje e epokës së pandëshkueshmërisë kriminale me “kriminelë me patllake”, por edhe “të inkriminuar me kollare” .

Me nisjen e vetting-ut, prokuroritë nuk do të jenë më Kisha apo Xhamia pa zot ku falen kriminelët, qofshin kudo qofshin djathtas apo majtas. Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI.

Jam falënderues jo vetëm drejtorit të FBI dhe të dërguarve të tij që vijnë këtë javë në Tiranë, ambasadorit Lu që nuk jam gjithmonë dakord cfarë thotë, por cfarë bën për Shqipërinë. Mirënjohës edhe qeverisë italiane, por edhe gjermane që kanë sjellë të dërguarin e tyre për operacionin ‘Forca e ligjit’.

Do të na bashkohen edhe agjentë të tjerë të FBI dhe jo vetëm kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”deklaroi Rama.

VIDEOkomunikimi javor i Kryeministrit Edi Rama

Rama: Lufta ndaj krimit, jetike për fatin evropian të Shqipërisë
Më pas Rama foli për luftën kundër kanabisit duke e vlerësuar një histori suksesi, pavarësisht akuzave nga opozita. Ai theksoi se në dy vitet e fundit janë sekuestruar 80 mln euro të krimit.

 “2017 do të shënojë nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. Vetëm qorrat dhe shurdhët që nuk duan të dinë të vërtetën. Ka qenë një luftë e vështirë dhe komplekse ku policia është përplasur me krimin duke finalizuar shumë goditje.

Vetëm dy vitet e fundit kemi sekuestruar 80 mln euro të krimit, por nuk kanë munguar edhe kundër goditjet e krimit, që ia ka dalë të finalizojë jo pak operacioni të paligjshme duke korruptuar punonjës dhe drejtues policie.

Lufta e padëgjuar në historinë e vendeve normale që opozita bëri kundër policisë, duke derdhur një lum balte dhe shpifjesh, pavarësisht se e nxiti qeverinë të përkushtohej më shumë forcë, ishte edhe nxitje e veprimtarisë kriminale, në cdo vend që është bërë politikë me krimin.

Falë propagandës së shfrenuar të opozitës sonë që lumin e baltës të derdhur për 4 vite në Shqipëri nuk nguroi ta derdhte edhe jashtë, Shqipëria u anatemua pa të drejtë jo se problemi nuk ishte real, por se nuk përbente arsye për të paragjykuar përpjekjen për të zgjidhur problemin e vjetër. Lerw mw arsyen tjetër për të anatemua  vendin tonë duke ngritur pikëpyetje për vullnetin e Shqipërisë për ‘tu bërë pjesë e BE.

Nënvizoj se ky sukses është vetëm vula e fundit e dëshiruar e fazës së parë, e cila ka hyrë në një fazë të dytë, jetike për fatin evropian të Shqipërisë me objektiv goditjen deri në eliminim të rrjeteve kriminale që kanë përfituar nga kanabisi.

As opozita dhe kazani mediatik nuk e përmbysin dot atë që është arritur. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasje nga 1992, besim te policia në raport me pikënisjen e këtyre viteve punë të palodhur” deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot