Krimi rritet para zgjedhjeve, flet specialisti i policisë: Luftohet kur pozitë-opozitë ngrenë strategji! Bazat me armë e municione duhen marrë seriozisht

Para zgjedhjeve, gjithnjë ka rritje të dhunës dhe të krimit. Këtë mendon specialisti i policisë, Fatjon Softa. Eksponentët kriminal përfitojnë nga zhvendosja e vëmendjes së policisë tek zgjedhjet.

'Vetë policia në ruajtjen e mitingjeve, përqendrimi tek kutitë e votimit, mbrojtja e qendrave të votimit, vendosja e ushtrisë në institucionet e rëndësisë së veçantë dhe përqendrimi i policisë në procesin zgjedhor, janë elementë që krimi gjithmonë i përdorë.'- thotë Softa.

Ka kohë që flitet për krim të sofistikuar në Shqipëri dhe me shtrirje ndërkombëtare. Softa e shikon të vështirë përballjen e policisë me të. 

'Pa një mbështetje politike, pa mbështetje të ndryshme është shumë e vështirë që të operosh, sepse ato kanë një bazë ekonomike, kanë llogaritë e tyre, kanë një bazë ku bëjnë pastrimin e parasë dhe lidhjet e tyre. Pra, ato organizohen në sytë tanë, në mesin e jetës së përditshme.'- thotë më tej ai.

Pak javë më parë policia goditi disa grupe kriminale dhe sekuestroi arsenal të madh armatimesh. Operacioni ishte sukses, por a ka akoma baza armësh?

'Ky është një problem për t’u marrë seriozisht. Unë mendoj se nuk është baza e vetme. Shqipëria është pjesë dhe duhet të ushtrohet një kontroll i fortë në territori.'- tha Softa.

Si mund të luftohet krimi i organizuar?

'Bashkëpunim midis opozitës dhe pozitës mbi bazën e një strategjie se si mund të luftohet ajo që ne na shqetëson në mënyrë të përbashkët.' - u shpreh eksperti i policisë.

Policia dhe komuniteti, hallkë kyçe për sukses kundër krimit.

'Nuk është në nivelin e duhur, sepse bashkëpunimi në komunitet do të thotë të punosh me komunitetin.'- tha Softa.

Në vetëm katër muajt e parë të 2021 në të gjithë vendin janë vrarë 20 persona, një pjesë e të cilëve në atentate të mirëfillta mafioze.

VIDEO/Intervista e plotë

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 04/05/2021 17:17

    Me ça e bone Hotelin në mes Tironês ti o mjeshtêr . Rri aty mêr bythq!r e mos dil mo tu fol. Pederast

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare