Krimi shtetëror i 21 janarit, avokati i viktimave Idajet Beqiri: Provat se Berisha është autori i vrasjeve i kemi dërguar në SPAK! Jemi të indinjuar pse po vonon kaq shumë

TIRANË - Avokati Idajet Beqiri foli sot në Report Tv, teksa bëhën 14 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit 2011. Në Bulevardin para kryeministrisë mbetën të vrarë nga pushteti i Berishës, Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Avokati është përfaqësuesi ligjor i 4 familjeve të viktimave në betejën e tyre për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e krimit. Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, Beqiri thekson se SPAK u detyrua të niste hetimin për 21 janarin nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut.

'SPAK tashmë, i detyruar dhe e detyruan dy vendime. Kolegji i penal i Gjykatës së Lartë dhe  i Strasburgut për ta regjistruar hetimin penal dhe kanë vijuar. Është një proces i vonuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Kjo merr një kuptim domethënës. Një ndër krimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, shteti vret qytetarët e vet, vetëm se këta shtetas shfrytëzojnë të drejtën e protestës. U bënë 14 vjet dhe kjo çështje nuk shkon në gjyq dhe autorët nuk janë marrë të pandehur. Minus i drejtësisë shqiptare. Nuk flasim për drejtësinë e munguar të para viteve 2016 se ishin të kapura nga ekzekutivi dhe Berisha. Dhe me urdhrat e tij përmbyseshin dynjaja. Me urdhër të tij u deformua akti mjeko ligjor, u zhdukën serverat, u zhdukën kamerat. Nuk u zbatuan vendimet e Gjykatës. SPAK nuk ka pse ta vonojë këtë çështje.'

Provat, shton Beqiri, janë aty faqe qartë me autor Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Brendshëm.

'Provat për këtë çështje janë nga më të pastrat dhe nëse ka krim të mirë zbuluar dhe të gjithë autorët nga maja i piramidës, e deri poshtë janë të pastra. Nuk kemi pasur në historinë e së drejtës penale nuk kemi rast të dytë ku çdo gjë është në kamera e regjistruar. Janë marrë dhe deklarimet përkatëse. Autorët pranojnë vetë krimin. Vetë Sali Berisha kryeministri dhe për interesin e të cilit u bë krimi. Urdhërdhënësi i krimit. Për të mbajtur pushtetin dhe për të justifikuar korrupsionin dhe zv.kryeministrin që u zu me presh me 700 mijë euro. U vra që më mos dilni në protesta, mos kërkoni më zgjedhje të lira. E ka pranuar vetë me zë dhe figurë. Vrava 4 por do vrisja dhe 400 nëse do futeshin në gardhin e kryeministrisë.'

Beqiri thekson se Berisha nuk e ka mohuar se është autori i vrasjeve.

'Më domethënëse është alibia që krijoi ky urdhërues, krijoi alibinë sikur vrasjet u bënë nga vetë protestuesit, sikur kishte thika me helm. Zhduku serverat dhe me këtë krim rrëzoi dhe shtetin. Bëri grusht si kryeministër, rrëzoi presidentin e republikës, duke e quajtur puçistë. Rrëzoi organin e akuzës. I tha prokurores së përgjithshme lavire bulevardi. Është vetëdeklaruar si fajtor. Vrasje shtetërore dhe masakër e quan Strasburg, SPAK pse vonohet kaq shumë. Janë të seleksionuara provat.'

Në SPAK ai ka dërguar edhe kërkesën për të thirrur dëshmitarë Berishën, Bashën, ish presidentin Bamir Topi, ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe liderin e opozitës në atë kohë Edi Ramën.

'Ia kemi thënë SPAK me emër dhe ça provash duhen marrë. Jemi të indinjuar që SPAK vonon thirrjen e SALi Berishës si autor i masakrës shtetërore, thirrjen e Lulzim Bashës. Kanë bërë vrasje me dashje. Ku është dëshmia e Bamir Topit, pse nuk merret dëshmia e Ina Ramës. Pse nuk merret dëshmia e kryetarit të opozitës atë kohë? Ça pritet që nuk thirren këta? Vonesat janë të pajustifikuara. Ky shtet duhet të marrë ndëshkim. Jeta e qytetarëve është e shenjtë. Siç po e lë me pandëshkeshmërinë do të thotë që të lësh vendin, se këtu jetën e ka në dorë mafia, këta që na vjedhin.'

Gjithashtu është referuar në SPAK edhe kush godit kryegardistin Ndrea Prendin.

'Kemi dorëzuar provën kush goditi Ndrea Prendin. Kemi kërkuar kush duhet të thirret në SPAK. kemi dorëzuar si provë çfarë arsye kishte Berisha që shkoi te familja e Hekuran Dedës, me valixhe 600 mijë euro për të thënë që nuk kemi gjë me Sali Berishën. Kemi dëshmitarë okularë. Marrë në kompleks me deklarimet e Berishës, kush i zhduku kamerat, kush kish fuqi dhe në raport pse nuk u zbatua urdhrat e arrestit. Duam dhe proces verbalin e analizës pas ngjarjes.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 21/01/2025 15:49

    Vonesa eshte me se e qarte.Te largohet nga kjo jete ,njeri nga urdheruesit dhe te gjitha tja faturojne atij.Gjykimi i kesaj ceshtjeje do te behet ne vitin e afert 2111-t

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë