Krimi te 'Zogu I' për gjakmarrje
Nipi pranon vrasjen në Holandë

Krimi te 'Zogu I' për gjakmarrje<br />Nipi pranon vrasjen në Holandë
TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur zyrtarisht akuzën ndaj tre të arrestuarve për vrasjen e ndodhur të mërkurën pasdite ku mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doci), Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj.
 
Ngjarja është klasifikuar si vrasje për gjakmarrje, për këtë arsye ajo ka kaluar nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. A1 Report ka mësuar se nga dëshmia e dhënë në Prokurori nga nipi i objektivit të sulmit, Markelian Doçi se ka qenë ai që ka vrarë vëllain e Besnik Sulkut në Holandë, ngjarje që ka pasuar në vrasjen e trefishtë këtë mërkurë.
 
Tre të arrestuarit, Markelian Doçi, Klevis Doçi dhe italiani Salvatore Letizia do të dalin nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj të cilëve do të caktohet edhe masa e arrestit.
 
Gjithashtu mësohet se italiani Salvatore Letizia kishte ardhur nga Italia vetëm për vrasjen e Mentor Lufi (Doci), madje me vete atij i është gjetur edhe një foto e këtij të fundit.
 
Krimi i 3-fishtë në Tiranë për gjakmarrje, italiani i paguar 
34-vjeçari italian Salvatore Letizia i konsideruar si vrasës me pagesë, i njohur dhe për precedentët e tij penal si anëtar i Camorras në Napoli dhe dy vëllezërit shqiptarë Klevis e Markelian Doçi do të dalin të shtunën para gjykatës së Krimeve të Rënda, nën akuzën e vrasjes për gjakmarrje. Është kjo akuza e ngritur ndaj tre të arrestuarve për atentatin e ndodhur më 27 maj në mes të ditës në bulevardin Zogu i I-rë në Tiranë.

Letizia është hetuar disa herë në Itali dhe në vitin 2014 rezulton se ka mbetur i plagosur në këmbë nga një shkëmbim zjarri, por asnjëherë nuk janë gjetur prova për ta mbajtur pas hekurave.

Masat e sigurisë do të shqyrtohet nga gjykatësi Sandër Simoni, ndërsa këta tre shtetas janë referuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas masakrës me 3 të vdekur pasditen e 27 majit ku humbën jetën Mentor Lufi (Doci), Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj.

Disa momente pas ngjarjes tragjike Policia arrestoi Klevis e Markelian Doci dhe italianin Letizai.
 
Burime nga Krimet e Rënda thanë për A1Report se nga ekzaminimet e kryera në 3 pistoletat e sekuestruara rezulton se Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj janë vrarë nga Salvatore Letizia dhe Besnik Sulku është vrarë nga Markelian Doci, nipi i viktimës Mentorit.

Italiani i ardhur 8 orë parë para vrasjes së trefishtë në Tiranë ka pranuar se kishte njohje me Besnik Sulkun dhe ishte paguar për eliminimin fizik të hasmit të tij Mentor Lufit.
 
Gjithashtu mësohet se italiani Salvatore Letizia kishte ardhur nga Italia vetëm për vrasjen e Mentor Lufi (Doci), madje me vete atij i është gjetur edhe një foto e këtij të fundit. 

Vrasja për Gjakmarrje, burime: Markeljan Doçi ka pranuar vrasjen në Holandë
Markelian Doçi, një nga dy nipërit e Mentor Lufit i vrarë të mërkurën në kryeqytet dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së Durim Sulkut, në Roterdam të Hollandës.
 
Një fakt i tillë është pranuar nga vetë Markelian Doçi, i arrestuar nga policia e Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, për vrasjen e trefishtë të ndodhur në kryeqytet. Në këtë ngjarje ata akuzohen për për vrasjen e Besnik Sulkut, vëllait të Durim Sulkut, të vrarë në muajin prill të këtij viti në Hollandë.
 
Ndërkaq sa i përket vrasjes së ndodhur në bulevardin Zogu i Parë, të dy nipërit e Mentori Lufit i njohur edhe me mbiemrin Doçi, kanë pranuar se kanë kryer vrasjen e Besnik Sulkut.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit