TIRANE- Situata e zjarreve dhe e kriminalitetit në vend përplas qeverinë me opozitën. Ministri i Brendshëm Flamur Noka në një prononcim të sotëm për median akuzoi opozitën se po del me shifra të prodhuara nga selia rozë, ndërkohë që strukturat janë të angazhuara për të shuar zjarret.

“Do donim që në këtë luftë të ishte dhe PS por s’është faji jonë që ajo fërkon duart. Strukturat janë në gadishmëri, dhe policia në kohë rekord i ka ndaluar zjarrvënësit. Rama të ketë pak më shumë konsiderate e më respekt që ndryshe nga ai e deputetë të tjerë që dalin të nxirë nga qefet që kanë bërë, janë të nxirë nga beteja me flakët e tymin."- tha Noka pas seancës parlamentare. 

Edhe në lidhje me luftën ndaj krimit dhe vrasjet ministri pranoi se ka një përkeqësim të situatës, por nga ana tjetër ka shifra rekord të zbulimit të krimeve dhe arrestimeve.

“Situata e vrasjeve ka pasur agravim. Por nuk janë shifrat që mbledh fondacioni Sajmi Tahiri. Nuk mundet që një parti të dalë e të fërkojë duart sa herë të ketë një vrasje apo aksident.
REAGON PS
Në kundërpërgjigje nga selia rozë deputeti Sajmir Tahiri akuzoi qeverinë se nuk është në gjëndje të mundë krimin, ndërsa akuzon opozitën.
“Gati sa nuk na tha se krimin dhe zjarret i ndez opozita. Mund ta thoshte me logjikën e tij anadollake. E vetmja që i ka mbetur këtij pushteti matrapazësh, janë shpifje. Deri tani kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë për 158 qytetarët që humbën jetën apo për dhejtra ha të djegur. Shqiptarët kanë sy të shohin zjarret dhe veshë të dëgjojnë për krimin dhe për këtë fajin nuk e ka opozita, por opozita do mundë krimin pas 10 muajsh kur do të vijmë në pushtet.
(sg/shqiptarja.com)