Krimineli më i dhunshëm anglez
dhuron para për kurimin e një fëmije

Krimineli më i dhunshëm anglez<br />dhuron para për kurimin e një fëmije
Ai është përshkruar nga shtypi si krimineli më i dhunshëm i historisë së burgjeve angleze, por kjo s’e ka ndalur që të dhurojë para për kurimin e një fëmije. Bëhet fjalë për Michael Gordon Peterson i njohur  më herët me emrin Charles Bronson. Ai tashmë quhet Charles Salvador.
 
Salvador është dënuar me burgim të përjetshëm për një serë krimesh që përfshijnë grabitje të armatosur, rrëmbime, rrahje të të burgosurve dhe rojeve, etj. Një natyrë tejet agresive, por si duket me një anë të panjohur ndjeshmërie. Nga burgu ai ka krijuar vepra arti e ka shkruar libra.
 
Kur krimineli artist rastësisht ka dëgjuar mbi historinë e Ben Baddeley nuk ka nguruar të japë kontributin e tij.  Ben është 11 vjeç dhe vuan nga një paralizë cerebrale e cila e shoqëron që në lindje.
 
Ndërhyrja ishte planifikuar në vitin 2014 por u shty pas shkurtimeve të fondeve të qeverisë në shëndetësi. “Charles Bronson” i njohur me historinë e vogëlushit nga mediat ka organizaur një ankand me krijimet e tij për mbledhjen e parave, ndërkohë që personalisht i ka dërguar Benit një letër që përmbante 50 paundë në mënyrë që ai t’i shpenzonte sipas dëshirës.
 
I vogli i ka shkruar një letër falenderuese të burgosurit humanist.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!