Kripë e kafe në urinë,si manipuluan
sportistët rusë testin e dopingut

Kripë e kafe në urinë,si manipuluan<br />sportistët rusë testin e dopingut
Nuk kanë të ndalur telashet për atletët rusë. Të tjerë sportistë rusë, të paktën 1115 kanë manipuluar testin e dopingut gjatë periudhës kohore 2011-2015. 

Sipas raportit të publikuar Richard McLaren profesori kanadez i ngarkuar për të hetuar akuzat ndaj skandalit të dopingut në Rusi, dëshmon për një sistem të kontrolluar të dopingut gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi nga Minsitria Ruse e Sporteve e cila është ndihmuar edhe nga shërbimet sekrete.

“Një sulm i paprecendent ndaj integritetit sportiv”, e ka definuar McLaren manipulimin që sportisët rusë kanë bërë në Sochi 2014 dhe në Londër 2012.

Manipulimi është bërë me kripë dhe kafe në mënyrë që të fshihet rezultati pozitiv. Drejtori i laboratorit të Moskës Grigory Rodchenkov e ndryshonte urinën me doping me një tjetër të pastër madje edhe duke përdorur ingrendientë të kuzhinës në mënyrë që të mos vërehej manipulimi.
 
Raporti tregon se të paktën 3 medalistët e Sochi 2014 kishin nivele “ fiziologjikisht të pamundura” të kripës në mostrat e ofruara. “Rodochenkov ka ndryshuar mostrat ose i ka holluar me ujë duke shtuar kripë apo kafe”, thuhet në raport.

Raportit të Komitetit Olimpik nuk i shpëton as futbolli. Mes atletëve rusë figuroronin të përfshira edhe 30 disiplina sportive. Në qershor të këtij viti një tjetër raport çoi në përjashtimin e Rusisë nga Lojërat Olimpike të Rio di Janiero që u zhvilluan në gusht të këtij viti.


Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas