Kriset bojkoti, Majlinda Bregu
vijon punën në zyrën e Kuvendit
Deputetja: Takova zv/ministrin estonez

Kriset bojkoti, Majlinda Bregu<br />vijon punën në zyrën e Kuvendit<br />Deputetja: Takova zv/ministrin estonez
Në ditën e 31-të të protestës me turne para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama”, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë dhënë sinjalet e para të zbutjes së bojkotit të Kuvendit, bojkot i cili ka paralizuar Reformën në Drejtësi.

Teksa drejtuesit më të lartë të opozitës përbetohen çdo ditë për bllokim të zgjedhjeve dhe distancim nga jeta parlamentare, deputetë të Partisë Demokratike, sa publikisht aq edhe fshehurazi, kanë nisur të shfaqen në mjediset e Parlamentit si në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e njohur për qëndrimet e saj më të moderuara, madje shpeshherë edhe jashtë linjës zyrtare të Partisë Demokratike, ishte dje prezente në mjediset e Kuvendit.

Një muaj pas vendimit për të ndërprerë çdo marrëdhënie me Kuvendit, zonja Bregu është deputetja e parë demokrate, e cila në një farë mënyre, e ka sfiduar këtë vendim. Gjatë paradites së djeshme, ndryshe nga kolegët e saj demokratë, zonja Bregu ka kaluar një kohë të gjatë në zyrën e saj në Kuvend. Ndërkaq, ditët e fundit, vihet re një ndryshim edhe në përmbajtjen e retorikës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Një ditë para se të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Basha foli për listën e kandidatëve për deputetë të PD, një e treta e së cilës do të përbëhet nga të rinj, duke nënkuptuar një pjesëmarrje në zgjedhje, pavarësisht plotësimit të kushtit për krijimin e një qeverie teknike.

Dhe sa më takon mua, një e treta e kandidatëve të PD, në zgjedhjet e lira dhe të ndershme që do ti paraprijnë Republikës së Re do të jeni ju të rinj e të reja të PD, të rinj e të reja shqiptarë. Asgjë nuk ju mungon. Keni mençurinë, keni gjykimin politik, keni dashurinë për Shqipërinë, për atdheun, për familjen për shoqërinë për komunitetin. Ju mungon diçka, dhe shyqyr Zotit që ju mungon, dhe kurrë mos e paçi, ju mungon vesi, ju mungon dinakëria, ju mungon hipokrizia”, tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0