'Krishtlindja e Tiranës sonë' zbret në sheshin 'Skënderbej', koncert me veprat më të bukura të muzikës

'Krishtlindja e Tiranës sonë' zbret në sheshin 'Skënderbej', koncert me veprat më të bukura të muzikës

“Krishtlindja e Tiranës sonë” do të zbresë mbrëmjen e së martë në sheshin “Skënderbej” në vigjilje të kësaj Krishtlindje, njofton bashkia e Tiranës. Me soliste Vikena Kamenicën, orkestra filarmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi” do të sjellë disa ore festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumë nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë zgjedhur kryeqytetin për të kaluar këto festa të fundvitit.

Nën dirigjimin e Gridi Krajas, për të pranishmit do të interpretohen veprat më të bukura të muzikës shqiptare dhe botërore klasike. Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, programin muzikor të koncertit festiv do t’i bashkohet edhe Kastriot Tusha, për t’i dhënë sa më shumë ngjyra aktivitetit.

Për ta kthyer këtë mbrëmje në një moment vërtet festiv dhe të paharrueshëm, Bashkia e Tiranës fton qytetarët e saj në sheshin “Skënderbej”, për ta shijuar së bashku këtë vigjilje Krishtlindjesh dhe për të festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'