Krerë të shtetit por dhe liderë të politikës kanë përcjellë mesazhe urimi për festën e Krishtlindjess. Për të gjithë besimtarët dhe të gjithë shqiptarëve shëndet, mbarësi e bekime në familjet e tyre
Kryeministri Edi Rama zgjodhi që urimin ta bënte përmes një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve në muzeun e Onufrit Berat.
"Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha" shkruan Rama në facebook.
Tabloja e publikuar nga Rama
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shkruan se besimi ndaj Jezusit është frymëzimi për të ecur drejt Dritës që mund errësirën, drejt Paqes që mund luftën, drejt Shpresës që mund dëshpërimin, drejt Jetës që mund vdekjen
Në një moment u ndal dhe tek lufta në Gaza
“Sot, toka ku lindi Krishti, nuk ka qetësi. Në prag të Krishtlindjes, uroj e dëshiroj që qytetarët dhe fëmijët palestinezë dhe izraelitë të shpëtojnë nga tmerret e luftës dhe të gëzojnë frytet e paqes. Që qytetarët e Ukrainës dhe të kombeve të pushtuara të çlirohen dhe të jetojnë të lirë në shtëpitë e tyre. Shëndet e bekime për të gjithë”, përfundoi urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.
Urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha për krishtëlindje ishte për çdo shqiptar
Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar.
Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar!
Gëzuar!
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia kushtoi urimin veçanërisht atyre që sot janë në vështirësi
Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.
:Lajmi ne perditesim...