Krishtlindja në Lindjen e Mesme
besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit

Mijëra besimtarë të krishterë në të gjithë botën kanë kremtuar sot Krishtlindjen me ceremonitë tradicionale. Krishtlindjet janë festuar edhe në vendin e lindjes së Krishtit Betlehem, Irakun e Sirinë e gjunjëzuar nga lufta e deri në Pakistan, i cili ende në zi nga masakra e fundit talebane.
 
Betlehem
Rreth 10 mijë të krishterë kanë zgjedhur pelegrinazhin në Betlehem për të kremtuar festën më të rëndësishme të vitit. Mesha e vigjiljes së krishtlindjes në Jeruzalem u festua në Kishën e Lindjes së Krishtit në sheshin Manger dhe pjesë e ceremonisë ishin dhe përfaqësues të lartë të vendit. Ndërsa sot, mijëra persona morën pjesë në lutjen e mëngjesit të drejtuar nga Patriarku latin i Jeruzalemit, kryepeshkopi Fouad Twal në Betlehem, qytetin që respektohet nga të krishterët si vendlindja e Jezusit. Numri i vizitorëve është rritur vazhdimisht vitet e fundit, por për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe Gazas këtë verë, turistët janë pakësuar ndjeshëm. Kisha e lindjes është një nga ikonat e botës perëndimore që tërheq turistë dhe pelegrinë nga e gjithë bota. Aty thuhet se ka lindur Jezusi për të jetuar më pas në Betlehem.

krishtlindje betlehem

Irak
Komuniteti i krishterë i Bagdadit u drejtuan mëngjesin e hershëm të ditës së sotme për të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve, me lutjen që viti i ardhshëm të sjellë paqe dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre. Kisha e Bagdadit u mbush sot plot teksa njerëzit kujtonin vitin më të errët në histori. Mijëra adhurues u lutën për vëllezërit e tyre të zhvendosur, ndërsa të tjerë u ankuan për zvogëlimin e popullsisë së krishterë me kalimin e viteve. Dikur 1 milion njerëz, të krishterët e Irakut përbëjnë sot vetëm 500 mijë, nga 32 milion njerëz në vend. Ekstremistët e shtetit islamik kanë vënë nën kontroll qytetin më të madh të krishterë Qaraqosh së bashku me disa të tjera duke bërë që shumë banorë të largohen nga frika.

irak krishlindje
 
Siri
Siria e gjunjëzuar nga konflikti i brendshëm dhe pushtimi i shtetit islamik festoi sot Krishlindjet, shumë prej të cilëve janë të trishtuar për shkak të humbjes së të dashurve të tyre në konflikt. Ndrsa Katherine, një grua nga kryeqyteti Damask shprehet optimiste së gjërat do të shkojnë më mirë në vendin e saj. Në këtë ditë të shenjtë, të krishterët sirianë ndezën qirinj dhe u lutën për paqe në vendin e tyre, i cili po është në luftë që prej 3 vitesh. Të krishterët në Siri përbëjnë rreth 10% të popullsisë në vend kryesisht degët ortodokse të besimit të cilat shënojnë Krishtlindjet më 7 janar të 2015.

krishtlindje Siri
 
Pakistan
Pakistani ka festuar Krishtlindjet jkëtë vit mes masash të shumta sigurie dhe në një atmosferë të zymtë në vazhdën e një sulmi që temrroi të gjithë botën. Me pikëllim të madh, komunitet i krishterë i Pakistanit vendosi të anulojë festimet e Krishtlindjes duke e kaluar festën vetëm me një shërbesë fetare. Në një deklaratë e nënshkruar nga Kryetari i Peshkopëve të Pakistanit u bëhej thirrje të gjithë pakistanezëve të festonin në një mënyrë të matur, në respekt të dhimbjes së familjeve të të vrarëve në masakrën e talebanëve në një shkollë të Pakistanit ku u vranë 148 persona. Ndërsa në Karaçi, rreth 400 adhurues u mblodhën në Kishën Memoriale për të marrë pjesë në meshën e mesnatës, ndërsa dhjetëra policë bënin roje përreth kishës dhe mbi çati.

krishtlindje pakistan

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen