Kryeqyteti, Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit. Ndërsa atmosfera mbrënë në sheshin Skëndërbej për Krishtlindje ka qenë tepër elektrizuese. 

Bashkia ka organizuar koncerte muzikor me të ftuar speciale në skenën e ngritur pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

E mbrëmë në koncert ishte e ftuar këngëtarja e njohur Merita Halili e cila me zërin e saj dhe këngët e saj bëri që sheshi i madh të kthehej  në një pistë vallëzimi të këngëve popullore shqiptare.

E koncertet do të vijojnë në sheshin 'Skënderbej' me Sinan Hoxhën, Eli Farën e Arjola Toskën që do të këndojën të dielën më 29 dhjetor.

Video u postua nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.