Krishtlindje për t'u harruar, Adrian Mutu shkarkohet nga posti i trajnerit ditën e funeralit të së ëmës

Krishtlindje për t'u harruar, Adrian Mutu shkarkohet nga posti i trajnerit ditën e funeralit të së ëmës

Adrian Mutu

Krishtlindje për t'u harruar për Adrian Mutu. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Veronës në Itali, tashmë trajner, u shkarkua nga azerbajxhanasit e Neftchi Baku në prag të Krishtlindjeve.

Para ndeshjes kundër Kapaz Pfk, të cilën Neftchi më pas e fitoi 2-0, erdhi vendimi për largimin e rumunit. Një ditë krejtësisht e pazakontë për të komunikuar një përjashtim, ndonëse me marrëveshje të ndërsjellë siç shkruhet në shënimin e skuadrës azerbajxhanase që Mutu ka qenë trajner që nga korriku 2023.

Por për ta bërë përjashtimin edhe më grotesk, ka një detaj që tregon një mungesë absolute ndjeshmërie nga ana e drejtuesve të Neftchi. Nga sa raportojnë mediat azerbajxhanas, në fakt Mutu ka marrë komunikimin për ndërprerjen e marrëdhënies me klubin e tij teksa ndodhej në Rumani për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

Është e njëjta deklaratë për shtyp, e pranishme në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të klubit, me ngushëllime që duken si një notë e papajtueshme.

“Kontrata mes Neftchi Baku dhe Adrian Mutu u ndërpre me marrëveshje të përbashkët. Neftchi PFK falënderon Adrian Mutu për bashkëpunimin dhe punën e palodhur dhe i uron suksese në përpjekjet e tij të ardhshme. Në të njëjtën kohë, klubi i shpreh ngushëllime të thella Adrian Mutu për vdekjen e nënës së tij", thuhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja