“Besimtarëve të krishterë shqiptarë por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shumë ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm.” Në një foto urimi ku duket e gjitha familja e kryeministrit e bashkuar, me praninë e dy fëmijëve të tij, bashkëshortes, dhëndrit e nipërve mungon Sadija nusja e Shkëlzenit. Kjo foto ka hapur diskutime në rrjetin social facebook ku Berisha ka postuar edhe foton familjare me urimin për Krishtlindje.
(Në foto familja e kryeministrit Berisha e postuar në facebook, ku mungon Sadija)
(Në foto familja e kryeministrit Berisha, në të cilën ndodhet nusja e Shkëlzenit, Sadija e fundit në të djathtë)
(Gre.M/ad.ti/Shqiptarja.com)