Krishtlindjet e para për Princin
George plot me dhurata

Janë Krishtlindjet e para për vogëlushin e familjes mbretërore Prince George dhe ai ka shijuar një atmosferë festive në familje.

Në fotot e shkëputura nga albumi i familjes mbretërore për Krishtlindje, Georgë është në krah të nënës së tij, Dukeshës Kate Middleton, ndërkohë që babai, Princi William mban në duar një kuti me dhurata.

Atmosfera përreth është mjafty e ngrohtë, ndërkohë që rolin e Babagjyshit e ka luajtur Princ Harry, i cili është veshur me kostumin tipik të tij.

Në fotot që shikoni shfaqet gjithashtu Mbretëresha, Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall-it.

familja mbreterore

Princi George, i cili çdo ditë që vjen ndryshon më shumë shfaqet sigurisht më i rritur dhe i shëndetshëm.

Ai është dukur mjaft i gëzuar teksa ka hapur dhuratën e parë të Krishtlindjeve.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë sigurisht dhe pamja e kuruar e Kate Middleton, e cila u shfaq me një fustan të kuq.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti