Krishtlindjet, Veliaj shtron darkë me përfaqësues të klerit dhe personalitete: Tirana u ngrit shpejt pas tërmetit

Krishtlindjet, Veliaj shtron darkë me përfaqësues të klerit dhe personalitete: Tirana u ngrit shpejt pas tërmetit

TIRANE- Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës shtroi një darkë festive me përfaqësues të klerit dhe personalitete të larta të qytetit. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Krishtlindjet janë një moment reflektimi për këdo, ndërsa theksoi se Tirana ia arriti që të ringrihet shpejt pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Shpresoj që kjo Krishtlindje të jetë një moment i madh reflektimi. Qytetet nuk dallohen nga sa shpejt apo sa shpesh rrëzohen. Në Tiranë u rrëzuam disa herë këtë vit, patëm dy tërmete, një përmbytje, ndoshta edhe kriza të tjera. Por, qytetet dhe komunitetet vlerësohen nga sa shpejt ngrihen. Unë do të doja që Tirana mos të jetë qyteti që njihet për fatkeqësitë që e kanë goditur, por sesa shpejt është ngritur përballë këtyre vështirësive. Tirana u ngrit shpejt nga tërmeti, por më e rëndësishme është që tërmeti psikologjik, ekonomik, social, mos pasojnë tërmetin fizik. Nëse të parën nuk e kishim në dorë, këtë të dytën e këmi vetë në dorë, për t’u ngritur bashkë si motra, si vëllezër, si njerëz që ndajnë një gjuhë, si njerëz që ndajnë një besim tek ky vend, tek ky qytet”, tha ai. 

Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranës do të ofrojë në të gjitha mensat e saj sociale ndihmë për njerëzit në nevojë. “Ne si Bashki e Tiranës, ashtu siç kemi bërë çdo vit me mensat tona sociale, duke çuar pako për fëmijët, duke ndihmuar atë që është me ndihmë ekonomike, ose të moshuar të vetmuar, do jemi prezentë edhe këtë vit. Kur mendoj sa mijëra fëmijë mbushën kutitë bosh të këpucëve me gjëra që ata do të donin t’ua dhuronin nëse do ishin ata marrësit e kësaj dhurate, më mbushi me lumturi të jashtëzakonshme. Ndaj, edhe sot tek fëmijët e Tiranës shoh një shpresë të madhe për këtë qytet”, theksoi ai.

Veliaj shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tone, si dhe për këdo që i është përgjigjur thirrjes duke shërbyer ndaj njerëzve. “Disa janë thirrur të shërbejnë në punët e këtij qyteti, disa janë thirrur të shërbejnë nëpër ambasada, apo në punët e shteteve të tjera të akredituara në Tiranë, disa janë thirrur të shërbejnë si mësues, disa të shërbejnë si edukatorë, disa të tjerë shërbejnë në emergjencat civile, disa me uniformën e një zjarrfikësi apo të një mjeku të ndihmës së parë; por, cilado qoftë thirrja jonë për të shërbyer, shpresoj që ta bëjmë këtë me dinjitet dhe integritet. Ndaj duhet të kemi një moment për të reflektuar pak për frymën e Krishtlindjes, edhe për mënyrën sesi secili prej nesh nën këtë thirrje mund të shërbejë”, tha Veliaj, ndërsa nënvizoi se Tirana është një qytet solidar dhe që investon tek një shoqëri më e drejtë.

“Shpresoj që qyteti ynë të jetë një qytet që investon në këto talente, në solidaritet, investon pasionin, zemrën, dijen në një shoqëri, që është më e drejtë dhe më e barabartë. Një shoqëri që është më e hapur ndaj dikujt që mendon ndryshe, beson ndryshe, vishet ndryshe, flet ndryshe, apo që e ka ngjyrën e lëkurës ndryshe”, u shpreh kryebashkiaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/12/2019 17:02

    Ju lutemi shume, mos na publikoni artikuj me tema fetare. Shqiperia eshte vend laik. Feja eshte personale! Nqse Erjoni e fton klerin privatisht kjo eshte e drejte e tij por nqse e trumbeton dhe mediat e ritrumbentojne atehere eshte problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri