Skenderbeu duket se po ''çalon'' shumë në këtë fazë të dytë të kampionatit. Ekipi i trainerit Agostinelli ka pësuar rënie të ndjeshme dhe këtë po e tregon javë pas jave me lojën që po bën.

6 herë kampionët e vendit kanë barazuar edhe dje ndaj Vllaznisë në Shkodër pa gola duke bërë që stoli i trainerit italian të lëkundet jo pak.

Mungesa e rezultateve ka sjellur zhgënjim tek tifozët të cilët kanë kontestuar ekipin në përfundim të ndeshjes dhe i kanë kërkuar llogari lojtarëve për paraqitjet e dobta.

Ka qënë kapiteni Shehi ai i cili ka komunikuar më nga afër me “Ujqërit e Dëborës” duke i kërkuar të qetësohen e duke premtuar se situata do të përmirësohet.

Reagime të shumta ka patur edhe në rrjetet sociale ku mbështetësit e ekipit bardhekuq kanë sulmuar teknikun italian duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershmë të tij.

Nuk mbaron me kaq pasi tifozët e ekipit korçar po mendojnë seriozisht bojkotimin e ndeshjeve të rradhës deri sa të ketë një reagim nga klubi për ndryshim të situatës në të cilën ndodhet ekipi i Skënderbeut.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com