‘Krisjet’ e Greqisë për Belerin, Andoni në Report Tv: E tepruar! Përgjigja e Ramës korrekte! S’mund t'i kemi të shkëlqyera marrëdhëniet, Greqia në gjendje lufte me ne

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë krisur për çështjen Beleri, për analistin Ben Andoni qëndrimi i shtetit helen ishe më i tepruar por kakofonia e brendshme për qëndrimet e Shqipërisë ishin më shqetësuese.

I ftuar në Report Tv me Arbër Hitaj, analisti veçon përgjigjen e brendshme të zërave publikë si më problematikë sesa vetë qëndrimet e Greqisë. Nga ana tjetër qëndrimin e Greqisë e sheh mjaft të tepruar ndërsa përgjigjen e kryeministrit Rama si shumë protokollare dhe diplomatike.

“Kuptohet që ëshë një momentet e zakonshme ku Greqia do t’i ndezë tensionet me vendin tonë. Ka pak përvojën e të gjithë problemeve të gjeopolitikës ku pushtetarët për të shmangur problemet e brendshme bëjnë sikur zgjidhin të jashtmet. Mënyra sesi u qas ndaj Shqipërisë ishte e tepruar dhe më e tepruar ishte kakofonia e zërit për pozitën e Shqipërisë.

Unë besoj se është retorikë e politikës së Jashtme. Shqipëria me Greqinë kanë shumë gjëra që duhet të zgjidhen. Mu duk qëndrim brenda protokolli. Rama u mundua ta linte prenoncimin e tij me shumë ekuivokë por hatër mbetja e palës shqiptare është e madhe.” - tha Ben Andoni në Report Tv.

Nga ana tjetër ai thekson edhe ngërçin që kanë marrëdhëniet diplomatike mes nesh dhe Greqisë për shkak të historisë dhe faktit se Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë

“E vërteta është se ne nuk mund të kemi kurrë marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë sepse një vend i cili ka një ligj lufte ndaj teje është e pamundur që të kesh marrëdhënie të shkëlqyera.

Çështja Beleri duhej të mbyllej që në gjenezë për shkak të së kaluarës së tij dhe se drejtësia greke nuk bashkëpunoi me atë shqiptare për të marrë dënimin për masakrën e Peshkëpisë.”- tha Andoni.

Në 1987, Këshilli i Ministrave të Greqisë procedoi një akt që e deklasifikoi Shqipërinë nga vendet armike, duke e konsideruar gjendjen e luftës të përfunduar. Kjo deklaratë, gjithsesi, duket se ka mungesë të efiçencës ligjore, përderisa është kundër ligjit- dekret 1138/1949 që i referohet vendeve armike. Ligji konkretisht përcakton se deklasifikimi i një vendi si armik kërkon adoptimin, qoftë të instrumenteve të reja statutore, qoftë bërjen e një ligji të ri.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 22/08/2023 18:53

    E pabesueshme se sa tellalliste rekrutohen nga mafia enveriste ranpalliste. Njeri pas tjetrit ne gjirizin qe ofron aksesi ne para qe i zhvaten qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë