Aktorja Kristen Stewart është përballur me andralla të shumta sa i përket jetës sentimentale. Por mesa duket Stewart ende ushqen ndjenja për Pattinson. Pas lidhjes me aktorin dhe tradhëtisë me regjisorin Rupert Sanders, ajo nuk ka dashur të prononcohet për jetën e saj private deri në intervistën e fundit për “Marie Claire”. Në këtë intervistë ajo është shprehur:

“Njeriu nuk e di se me kë do të bjerë në dashuri. Thjesht nuk e di dhe nuk e kontrollon dot ndjenjën. Disa njerëz kanë prirje të tipit ‘këtë po kërkoja, këtë do të zgjedh’, por unë kam versionin tim. Unë nuk ushtroj presion ndaj vetes. Nëse bie në dashuri me dikë, atëherë dëshiron ta zotërosh partnerin. Por përse ndodh kjo? Sepse njeriu dëshiron që tjetri të jetë ai që dashuron.
Kjo mungesë kontrolli vuri në rrezik gjënë më të rëndësishme në jetën time, personin që dua dhe respektoj më shumë, Robin. Unë e dashuroj atë, më vjen keq”, është shprehur aktorja. Ndërkohë Pattinson nuk është prononcuar më në lidhje me këtë histori.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com