Edhe pse ndarja nga aktori Robet Pattinson e lëndoi shumë duket se Kristen Stewart ja ka dalë mbanë të vazhdojë karrierën e saj me sukses.

Ditën e djeshme Kristen u fotografua në Nju Jork teksa po merej me xhirimet e filmit “Still Alice”.

Kristen u shfaq e veshur “casual”, ndërkohë që nuk kishte vënë tualet.

kristen stewart
(Kristen Stewart në Nju Jork)

Nga ana tjetër edhe për Robert Pattinson nuk ka qenë e lehtë tradhtia e Kristen dhe më pas ndarja, por edhe ai ka arritur të vazhdojë me sukses karrierën e tij.

Ylli i Twilight ka qenë i zënë me xhirimet e filmit “Life in Toronto” në Kanada.

Kristen dhe Robert i dhanë fund marrëdhënies së tyre vitin e shkruar, pasi aktorja e tradhëtoi partnerin e saj me regjisorin Rupert Sanders.

Shpeshherë ata janë përfolur për një rikthim bashkë, por duket se kjo nuk është e vërtetë dhe secili prej tyre vazhdon jetën i ndarë.

robert pattinson
(Robert Pattinson në Kanada)


(b.t/shqiptarja.com)