Kristen Stewart tradhëton Robert Pattinson

Kristen Stewart tradhëton Robert Pattinson
Aktorja e njohur e sagës “Twilight” Kristen Stewart mësohet të ketë tradhëtuar të dashurin e saj aktual Robert Pattinson, me drejtorin e filmit të saj më të fundit.

Sipas Us Weekly, Stewart ka patur një lidhje me 41-vjeçarin e martuar , Rupert Sanders, i cili është edhe drejtori i filmit “Snow White And The Huntsman”. Gjithashtu janë publikuar edhe foto të kësaj jave ku çifti është fotografuar duke u përqafuar me njeri-tjetrin.

Mësohet se Kristen është mjaft e penduar dhe e shkatërruar për atë çfarë ka ndodhur dhe se nuk dëshironte të lëndonte askënd. Ndërkohë nuk dihet ende reagimi i aktorit Pattinson, i cili vetëm pak muaj më parë gjatë një interviste është shprehur se nuk i kuptonte njerëzit që tradhëtonin.

Gjithashtu nuk dihet ende reagimi i bashkëshortes së Sanders, modeles Liberty Ross.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij