
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Gazmir Rrajës, kushëri i Rrahman Rrajës dhe pjesë e grupit kriminal të këtij të fundit. Nga dosja hetimore që Report Tv disponon, Rrahman Rraja është drejtuesi i një prej bandave të Fushë-Krujës me aktivitet kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike.
Emri i Gazmir Rrajës del në përgjimet e Sky Ecc, me pseudonimet “Miri” ose “ÇOKU”. Ai ka komunikimet me Rrahman Rrajën si dhe me personazhe të tjerë si Bujar Sefa. Gazmir Rraja interesohet për ngarkesën e bllokuar në doganë në Turqi.
Bëhet fjalë për 236kg kanabis të sekuestruara nga shtetit turk në janar të vitit 2021. Gazmir Rraja u arrestua me urdhër të SPAK disa ditë më parë pas një megaoperacioni ku u goditën disa grupe kriminale kryesisht me bazë në Fushë-Krujë.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit të trafikut të drogës, si u kapën 236 kg kanabis në Turqi! Bisedat në SkyECC: Dikush na ka tradhtuar












