Kristian Prenga:E nisa kickbox-in që
të bija në peshë, por u bëra kampion

Kristian Prenga:E nisa kickbox-in që<br />të bija në peshë, por u bëra kampion
Kampioni i Europës në kickbox, i riu shqiptar Kristian Prenga, tregon se e ka nisur këtë sport për të rënë në peshë, por talenti i tij u nuhat nga trajneri që e mori në Gjermani.
 
Prenga në një intervistë për “DuaLajm.com”, ka rrëfyer kënaqësitë dhe vështirësitë që ky sport i ofron në mënyrë të vazhdueshme.
 
Ai tregon se shteti shqiptar nuk e ka mbështetur dhe as utuar për fitoren e tij, megjithatë ai me krenari tregon se do të vijojë të luajë por Shqupërinë edhe pse ka pasur oferta nga Gjernania.
 
Kristian, çfarë ju shtyu dhe përse vendosët t’i dedikoheni “kickbox”-it?

Për të qenë i sinqertë e kam nisur “kickbox”-in për të rënë në peshë. Nuk e mendoja se mund të vinte një ditë që të ngjitesha në ring si profesionist. Nuk e nisa “kickbox”-in për këtë qëllim por duke u stërvitur trajneri nuhati talentin tim. “Unë i kam kuptuar aftësitë e tua, ndaj do të marr në Gjermani për të bërë ndeshje”, ka qenë pak a shumë fjalia që më tërhoqi drejt ringut profesionist. Kështu e kam nisur “kickbox”-in.
 
Në çfarë moshe keni filluar për herë të parë të merreni me këtë sport?

E kam filluar “kickbox”-in për herë të parë në moshen 22-vjeçare, në mos gaboj diku nga fundi i vitit 2013 pasi më parë kam ushtruar një sport tjetër i cili quhet “Taekëondo”.
 
A kanë qenë dakord prindërit tuaj kur mësuan vendimin tuaj për t’u marrë me “kickbox”?

Në fakt siç e thashë më sipër unë nuk e fillova për ndeshje profesioniste por për qejf. Pastaj kur pranova të bëj ndeshje dhe i thashë babait se do iki në Gjermani të ndeshem, më mbështeti. Mirë më tha, do vij edhe unë të të shoh. Ndërsa mamaja ime, për të qenë i sinqertë me ju nuk e kishte me shumë qejf angazhimin tim me këtë sport për arsye se dëmtohesh dhe me radhë.
 
Sa orë stërviteni në ditë?
Unë stërvitem minimalisht 3-4 orë në ditë por kur na informojnë që kemi ndeshje 1 muaj para ose 1 muaj e gjysmë para atëherë e shtoj stërvitjen me minimalisht 5 orë në ditë.
 
Ju jeni shpallur Kampion i Europës, por sa medalje keni gjatë karrierës tuaj?
Titulli i vetëm që kam dhe për të cilin ndihem krenar është titulli i Kampionit të Europës në Federatën IKBF që e fitova në vitin 2016 në Tiranë ndërsa medalje edhe kupa kam shumë të cilat i kam fituar që në ndeshjet fillestare
 
Cila ka qenë ndeshja më e vështirë në karrierën tuaj?

Ndeshja më e vështire në karrierën time ka qenë një ndeshje “kickbox”-i që kam bërë në Köln të Gjermanisë me një kundërshtar me ngjyrë, të cilit as emri nuk më kujtohet. Nuk e mbaj mend fiks nga cili vend i Afrikës ishte por ndeshjen me të e kam fituar me pikë, një ndeshje shumë e fortë.
 
Po ndeshja më e rëndësishme?

Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo kur u shpalla “Kampion Europe” në Tiranë në të cilën kisha shumë përgjegjësi sepse e para ishte për titull edhe e dyta isha në vendin tim edhe s’mund t’i zhgënjeja njerëzit aty.
 
A keni thënë ndonjëherë “boll, ka ardhur koha të tërhiqem”?

Për të qenë i sinqertë me ju ndonjëherë nga lodhja them “s’mundem më, po e le fare”. Por kur zgjohem në mëngjes them “jo, jo se sporti është jeta edhe duhet të arrij diçka sot”. Ndaj mund t’iu them se unë nuk do e lë sportin por do të përpiqem për të arritur rezultate edhe më larta.
 
Çfarë ambiciesh keni? Cilin titull do donit të merrnit?
Ambicie si gjithë kolegët e tjerë, që synim kemi të arrijmë të marrim titullin më të madh, atë të Kampionit të Botës. Por të them të vërtetën dua të shkoj deri atje duke luajtur me më të mirët e botës. Pastaj 1 shpallet Kampion Bote, nuk bëhen 100. Unë me shpresën të kem edhe Zotin me vete dua të nderoj të gjithë shqiptarët kudo që janë.
 
A ju ka ndihmuar shteti shqiptar gjatë karrierës suaj?
Nga shteti shqiptar s’kam marrë jo vetëm asnjë lloj ndihme por as edhe një telefonatë për të më uruar, të paktën kur u shpalla “Kampion Europe”. Në 2016 e bëra ndeshjen në Tiranë për Shqipërinë edhe pse pata oferta të luaja në Gjermani për Gjermaninë por duke e dashur me zemër e shpirt vendin tim erdha në Tiranë dhe jam shumë i kënaqur që ia dola. Unë e dua vendin tim edhe do ia arrij edhe pa shtetin që të kthehem shumë shpejt të bëj sërish ndeshje në Shqipëri sepse e meriton Shqipëria të investojmë të gjithë për të edhe pse shteti nuk mendon sot për sportin por vetëm për “vete”.
 
Të ndalemi pak ndeshja e 30 qershorit në Kanada. Mund të na tregoni ndonjë detaj, me kë do të ndesheni dhe për çfarë titulli?

Ndeshja e 30 qershorit në Kanada nuk është për titull edhe nuk është një ndeshje kickbox-i por boks i mirëfilltë sepse unë po bëj gati një vit që luaj në të dy sportet. Ndeshja e boksit në Kanada është një përballje me meksikanin Abraham Pascuale, e organizuar nga legjenda e boksit botëror Lenox Leëis, ku shpresoj të fitoj për të nderuar veten dhe shqiptarët.

prenga

	prenga

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori