Kristjan Asllani larg Interit, zikaltërit piketojnë dy emra të rinj

Kristjan Asllani larg Interit, zikaltërit piketojnë dy emra të rinj

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani duket larg Interit. Edhe pse nën kontratë, mesfushori shqiptar nuk ka qenë në pritshmëritë dhe te Interi janë në kërkim të alternativave të reja.

Sipas portalit “Inter Live”, zikaltrit mendojnë se Asllani nuk ka arritur pritshmërinë që kishte për të, pasi diferenca mes tij dhe Çalhanoglu mbetet ende shumë e madhe dhe kërkohet një futbollist më i gatshëm për të alternuar me turkun.

Mendohet sakrifikimi i Asllanit dhe afrimi i elementëve që mendohet se mund të ngushtojnë disi këtë diferencë. Marotta ka piketar dy lojtarë të cilët mund të afrohen në momentin që shitet Asllani. I pari është Giovanni Fabian, i cili është pjesë e Bolognas dhe të cilin zikaltërit mund ta blejnë në verë për 12 milionë euro. Ndërsa i dyti është Samuele Ricci, mesfushori i Torino.

Shitja e Asllanit do financonte marrjen e një prej dy emrave më sipër. Ndërkohë që edhe vetë Torino ka qenë e interesuar për Asllanin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Premier Lwgue: 08/10/2024 21:06

    Nese shkon ne premier league Asllani do jete si Xhaka nese shkon ne vende tjera e Kane fikur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë