Kriteret e reja, si do bëhet pranimi në
Universitet, si veprohet me maturën

Kriteret e reja, si do bëhet pranimi në<br />Universitet, si veprohet me maturën
TIRANE- Nga viti i ardhshëm Matura Shtetërore nuk do të jetë kriter për pranimin në Universitet. Drejtoresha e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit Linda Pustina u shpreh se nga kriteret e reja të pranimit, hiqet matura. Ndërkohë ajo ka konfirmuar se provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen, por vetëm për të marrë diplomën e shkollës së mesme.

Pra një maturant duhet të marrë notë kaluese në 5 provimet me zgjedhje dhe të detyruara, për të pasur më pas mundësinë që të konkurrojë për në universitet. “Matura Shtetërore nuk do të hiqet si proces, por do të shërbejë për të qenë dalëse, pra për të mbyllur ciklin 3-vjeçar dhe për të marrë më pas diplomën e maturës”, - tha Pustina. Gjithashtu Drejtorja e Arsimit të Lartë theksoi se nga java e ardhshme do të mësohen kriteret e reja të pranimit në Universitet.

“Javën që vjen do të kemi një takim për të organizuar mënyrën sesi do të pranohen në universitete për t’u garantuar atyre të njëjtën cilësi si paraardhësit e tyre, e ndoshta edhe një hap më tej këtë vit”, - tha Linda Pustina pas një tryeze diskutimi për Reformën në Arsimin e Lartë.

Për sa i përket pranimeve në Universitet burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se janë menduar disa forma, ku më e pranueshmja është konkursi, i cili nëse miratohet do të organizohet nga vet institucionet e arsimit të lartë. Edhe kuotat e pranimit do të miratohen nga Universitete. Më herët Rektorët e universiteteve kanë kërkuar të informohen për mënyrën e pranimit të studentëve.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot