Kritikat e Ramës, reagon Akademia
e Shkencave: Nuk kemi fonde
Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave ka reaguar përmes një deklarate pas kritikave të kryeministrit Rama dje në takimin e 11-të ndërkombëtar dhe mbarëkombëtar për filologjinë të institutit Alb-Shkenca.
Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave ka reaguar përmes një deklarate pas kritikave të kryeministrit Rama dje në takimin e 11-të ndërkombëtar dhe mbarëkombëtar për filologjinë të institutit Alb-Shkenca.
Në lidhje me pohimin e kryeministrit Rama se është tronditëse që sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe janë shqiptarë dhe që jetojnë kudo në botë,
Akademia e Shkencave reagon duke u shprehur se “
Kjo nuk është përgjegjësi ligjore e statutore e Akademisë së Shkencave, as ndonjë detyrë parashtruar asaj prej Qeverisë”.
Akademia e Shkencave në vazhdim thekson se “
Kritikat e Kryeministrit për gjendjen e drejtimit në Akademinë e Shkencave ne i lexojmë në thellësi, por jemi të bindur se këto kritika janë po aq me vend t’i adresohen vetë Qeverisë, e cila gjatë tri vjetëve ka lënë shumë pak gjurmë për të realizuar detyrat e programit të saj për shkencën, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë”.
Akademia thekson se i është drejtuar disa herë qeverisë me shkresa zyrtare për shtim fondesh, e fundit i përket datës 29 prill 2016. ‘Qëndrimet rreth gjendjes institucionale në rrjetin e kërkimit akademik-universitar dhe nevojës për një ndryshim urgjent ligjor dhe administrativ i kemi parashtruar zyrtarisht, dërguar Kryeministrisë, me shkresën nr. 179, datë 29 prill 2016’. Akademia e Shkencave mbyll reagimin duke u shprehur se “S
hkenca dhe kërkimi shkencor në Shqipëri sot zhvillohen në kushtet e një vendi me kufizime të mëdha në burime njerëzore dhe me mundësi financiare minimale. Në buxhetin vjetor të vendit përqindja e ndarë për kërkimin shkencor institucional është më e vogël se ajo e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë”.
RamaKryeministri Rama gjatë fjalës së tij pardje tha se “
Ne nuk kemi të regjistruar popullin shqiptar që jeton në diasporë. Jemi kaq pak, në krahasim me vendet e tjera dhe nuk kemi mundësi që të dimë se ku janë e sa janë. Mungojnë regjistrat për shqiptarët jashtë vendit. Regjistrimi i popullsisë, ndihmon edhe procesin e votimit. Popullimi i regjistrit të të dhënave i domosdoshëm. Është tronditëse që akademia e shkencave të mos ketë regjistër të atyre që bëjnë ose përpiqen të bëjnë shkencë kudo. Të mos ketë regjistër të vendndodhjes, aktivitetit e asnjë kontakt është e pafalshme. Kjo bëhet më pak tronditëse po të mendosh se shteti nuk e di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut".
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46