Kritikat e SHBA ndaj Kosovës, ish-ambasadori: Kurti nuk do t’ja dijë, ka synim vetëm forcimin në politikën e brendshme të vendit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ka folur mbi përplasjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me SHBA-të së fundmi pas miratimit të vendimit për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi.

Në një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Çejku tha se kjo lloj qasje e Kurtit ndaj SHBA-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë vijon prej kohësh duke tejkaluar disa herë edhe vijën e kuqe.

“Është bërë një kohë e gjatë që Kurti është në kurs përplasje me SHBA-të, në një qasje refuzuese ndaj këshillave që ata i japin. Herë pas here ka tejkalim të vijës së kuqe që SHBA nuk mund ta tolerojnë në Kosovë. Në të gjitha rastet kur Kosova ka bërë hapa të pakonceptuar me kosto në marrëdhëniet rajonale, kemi patur edhe zhgënjimin e SHBA-ve.  U bë një vit nga marrëveshja mes Kurtit dhe Vucic në Bruksel dhe nuk ka asnjë hap përpara, përjashto këtu lëvizjen e automjeteve me targa serbe në Kosovë”- tha ish-ambasadori.

Sipas Çejkut, Kurti do të vijojë të përplaset me SHBA-të pasi ka qëllim fuqizimin e tij në politikën e brendshme të Kosovës dhe nuk i intereson imazhi që ka në sytë e ndërkombëtarëve. Ish-ambasadori tha se Kurti është përqendruar në ringritjen e Vetëvendosjes pas rezultatit të dobët të marrë në zgjedhjet lokale ku humbi Prishtinën.

“Kurti duket se ia ka marrë dorën përplasjeve me SHBA-të dhe më shumë interesohet për fuqinë e tij të brendshme politike sesa imazhin e tij në politikën ndërkombëtare. Politikat e tij synojnë fuqizimin personal të tij dhe të forcës politike që drejton. Që pas disfatës së marrë në zgjedhjet lokale ku humbi edhe Prishtinës, Kurti po përpiqet të ringrihet për të fituar sërish mbështetjen e popullit duke e bërë këtë pavarësisht se çfarë mendojnë zyrtarët e SHBA”- vijoi Çejku.

Ish-ambasadori nuk la pa cekur edhe samitin e Ukrainës që do të mbahet nesër (28 shkurt) në Tiranë duke theksuar se ardhja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin shqiptar konfirmon mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë