Kritikat e shumta, Pepsi tërheq
reklamën me Kendall Jenne

Kritikat e shumta, Pepsi tërheq<br />reklamën me Kendall Jenne
Reklama e Pepsit me personazh kryesor Kendall Jenner është kritikuar shumë nga ekspertët e për këtë arsye  kompania ka tërhequr spotin publicitar.
 
Në reklamë shfaqet supermodelja Kendall Jenner teksa po bën një set fotografik. Ndërkohë një grup i madh protestuesish kanë dalë në rrugë, që tërheq vëmendjen e saj.
 
Jenner e shqetësuar, vendos të lë photoshooting, heq paruket bionde dhe bashkohet me protestuesit.  Me një pepsi në dorë ajo qetëson protestën duke i dhuruar një kanaçe Pepsi një polici.
 
Ky fakt nuk i ka pëlqyer kritikëve, madje për këtë ka reaguar dhe Bernice King, vjaza e vogël e Martin Luther King Jr. Nëpërmjet një statusi në Twitter ajo shkruan “sikur babai im të dinte për fuqinë e Pepsi-t”.
 
Pas kritikave të shumta ka reaguar dhe kompania “Pepsi” duke kërkuar falje publike.
 
“Jepi përpjekur të projektojmë një mesazh uniteti, paqeje dhe kompromisi. Dukshëm nuk kemi arritur mesazhin dhe kërkojmë falje”, thotë Pepsi.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati