Kritikat, Haradinaj-Ramës: Mos
shit mend, s'pranojmë leksione

Kritikat, Haradinaj-Ramës: Mos<br />shit mend, s'pranojmë leksione<br>
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Mitrovicë është shprehur se i ka thënë kryeministrit shqiptar Edi Rama që ai e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë dhe jo përmes deklaratave. Haradinaj  ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush.

“I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë. Nuk kam qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”. Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhur me mbajtur leksione. E duam popullin tonë. Por është me rëndësi me kryer punët tona”, u shpreh Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, Rama kritikoi Haradinajn për vonesën në marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, por Haradinaj u përgjigj ashpër duke i thënë që të shikonte punët në Shqipëri se bllok probleme ka.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar