Kritikat për çmimet në jug, Rama publikon pamje nga plazhi publik i Himarës: Është pa asnjë pagesë

Kritikat për çmimet në jug, Rama publikon pamje nga plazhi publik i Himarës: Është pa asnjë pagesë

Bregdeti i Himarës, foto e publikuar nga Rama

Pas kritikave për çmimet e shtrenjta në plazhet e jugut, kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të diel duke publikuar pamje nga plazhi publik i Himarës duke thënë se mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët.  

‘Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike

Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistë’- shkroi Rama.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama komentoi dje çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto çmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

‘E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama

 

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albana: 25/07/2022 09:48

    SHKOJN VET SE KAN TANGELLIK DUAN NE SHOZLLONE SE NUK RRIN DOT NE RER SE KA PLAZHE PUBLIKE NGA VELIPOJA DERI NE VLOR MOS TE SHKOJN ATJE KU ESHT SHTRENJT , JAM DAKORT QE FAJIN E KAN HOTELET ME 350 EURO NATA A THUA JE NE DUBAI JO NE ALBANIKISTAN .

    Përgjigju
  • Iris: 25/07/2022 02:53

    Vetem ky eshte publik aty? Ka te tjere ne zone? A jane te percaktuar ne e-Albania,ose ne GPS per turizmin ku jane plazhet publike ne Shqiperi, si dhe kufijte e tyre? A jane te pajisur plazhet publike me kushtet te tilla si banja publike,parkim?

    Përgjigju
  • Kico karziu: 24/07/2022 22:13

    Bravo militantet qe lavderojn punet e qeverris.Ky vend eshte per tu mare shembull nga Spanja Italia dhe Franca.Ju lumshin duart

    Përgjigju
  • Tiku: 24/07/2022 19:55

    Ankohen per plazhe publike edhe ktej shkojne neper vende te shteenjta kush jane kta - shqiptaret

    Përgjigju
  • Alban: 24/07/2022 19:54

    Bejn kot mor edo se ka plazhe publike sa t dush po kan pordhe njerezit duan lluks

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/07/2022 18:31

    Velipoja gjith ai breg i gjat nuk ka asnje cop vend plazh privat . Turp Sot qe ishte e dile e kontrolllova gjith bregun

    Përgjigju
  • Arjana: 24/07/2022 18:27

    Shume shume bukur jane bere plazhet publike dhe jane shume te perballueshme ekonomikisht

    Përgjigju
  • Sanremo: 24/07/2022 18:25

    Po edhe sikur te jene cmimet e larta nuk eshte faji i qeverise smund te kete dore per cdo gje qe ndodh ne shqiperi populli perher kerkon dike qe te fajesoje

    Përgjigju
  • Mondi: 24/07/2022 18:25

    Keni bere pune shum te mira z.kryeminister me pastrimin e plazheve,respekte

    Përgjigju
  • Jorgo: 24/07/2022 18:23

    Tani te gjithe kane mundesin per te bere plazh dhe kjo esht fal premtimit qe z.rama beri per plazhet publike

    Përgjigju
  • Elona: 24/07/2022 18:21

    Ja pra qe vendi yne ka dhe plazhe publike, te bukura dhe te mirembajtura per te ofruar sherbime me cilesore tek turistet

    Përgjigju
  • Besard: 24/07/2022 18:20

    Bejne mire qe e mirembajne plazhin publik ne menyre qe turistet te ngelin te kenaqur, pasi pastertia dhe rregulli eshte kushti kryesor per te kaluar pushime te bukura

    Përgjigju
  • Siar: 24/07/2022 17:59

    Pervec plazheve publike qe keni vene ne disponim per njerezit qe skane shume mundesi,ju falenderojme dhe per angazhimin e bashkise mbajtjen paster te ketyre hapesirave publike

    Përgjigju
  • Altin: 24/07/2022 17:58

    Mos u ankoni tani ska plazhe publike ska plazhe publike se ja ku e keni te knaqeni te gjithe

    Përgjigju
  • Oni: 24/07/2022 17:58

    Faleminderit kryeminister Edi per mundesine qe ju ofroni njerezve qe preferojne plazhet publike

    Përgjigju
  • Olsi: 24/07/2022 17:57

    Kemi shume plazhe te bukura dhe eshte per tu vleresuar fakti qe jane te gjitha te pastra

    Përgjigju
  • Kleo: 24/07/2022 17:56

    Kemi plazhe shume te bukura si private dhe ato publike dhe e eshte ne doren tone te zgjedhim se ku duam te pushojme

    Përgjigju
  • Melisa: 24/07/2022 17:55

    Jeni pergatitur shume per sezonin turistik te ketij viti. Pervec plazheve publike keni pastruar te gjithe vijen bregdetare te vendit tone

    Përgjigju
  • Ylber: 24/07/2022 16:44

    Nuk duhet harruar per pjesen qe i keni kushtuar pastertis neper plazhe dhe kjo e gjitha fal jush z.kryeminister nje plazh i paster ka dhe akoma me shum turiste

    Përgjigju
  • Toni: 24/07/2022 16:42

    Plazhet tona publike jane me te vertet te bukura dhe sidomos kete vit me nderhyrjen qe qeveria ka bere me pastrimin e plazheve

    Përgjigju
  • silva: 24/07/2022 15:47

    kemi vende perrallore

    Përgjigju
  • nina: 24/07/2022 15:47

    plazh i bukur i himares

    Përgjigju
  • Pensionisti: 24/07/2022 15:11

    Shko ne Shëngjin e fotografojë,per cdo vit sipërfaqja zvogëlohet,plus qe ajo sipërfaqe qe eshte gjysma eshte zene me cadra dhe shezhglone te "pashallareve"qe i lidhin me zinxhirë hekuri.Pjerin Ndreun e bane hero ,por gjate veres dy gja tash tre vjet nuk ja ka zgjidh popullit,plazhin publik,dhe nje autobus per plazh per lagjet e largëta,per te sëmuret e te moshuarit.Mos harroni se vitin tjetër vjen Kutia.

    Përgjigju
  • Ira: 24/07/2022 15:11

    Plazhet publike po shtohen dita dites dhe eshte nje gje majfts e mire

    Përgjigju
  • Dora: 24/07/2022 15:10

    Per ata qe sduan te shpenzojne ja ku i kane plazhet publike dhe mos te ankohen

    Përgjigju
  • Ani: 24/07/2022 15:06

    Plazhet publike ne vendin tone kane qen vertet keq por fale punes dhe punes se bere mga ju ato kan ndryshuar totalisht

    Përgjigju
  • Enzo: 24/07/2022 15:05

    Plazhet publike jane vertet te bukura ne vendin tone pasi kan vertet rregull dhe pasteri

    Përgjigju
  • Me dylbi: 24/07/2022 14:51

    A dini gja per ujin e detit kush e ka provu,a ka kryp si vjet apo ma shume?

    Përgjigju
  • Fredi: 24/07/2022 14:50

    Dicka shume e mire pasi njeeezit kane nevoje per plqzhe publike

    Përgjigju
  • Arber: 24/07/2022 14:48

    Gjeja me e mire qe mund te behej

    Përgjigju
  • Stefan: 24/07/2022 14:44

    Po shkoni ne kroaci dhe shikoni gjith plazhet i perkasin publikut asnje privatit mir qe spo japim me qera dhe detin

    Përgjigju
  • Bora: 24/07/2022 14:41

    Dicka shume e mire sepse shume turiste preferojne plazhet publike

    Përgjigju
  • Sara: 24/07/2022 14:40

    Po ka lezet kemi super plazhe per te kaluar pushimet

    Përgjigju
  • A. N.: 24/07/2022 14:30

    Bravo te qofte qe paske arritur te kapesh me nje foto te vetme 200 meter plazh nga 427 km bregdet qe ka shqiperia. Meriton cmimin pulitzer.

    Përgjigju
  • Kraja: 24/07/2022 14:25

    Shume mire qe eshte bere i hyn ne pune shume njerezve te thjeshte bravo

    Përgjigju
  • Kreshnik: 24/07/2022 14:25

    Keshtu ka lezet te kesh vendet tona te bukura pa pagese

    Përgjigju
  • Celo: 24/07/2022 14:14

    Po ne Ksamil pse nuk ka plazh publik....dhe nje cop plazh rreth 250m2.. mbushur me mbeturina.. Me keqardhje them se ksamili eshte pamja me e shemtuar e babezise..ku zaptusit e plazheve nen te ashtuquajturen leje nga e-albania nuk lene asnje qe te shtrihet ne plaz aq me keq te vendose çader.. sinqerisht turizmit te ksamilit po I behet nje dem I pakorrigjueshem... ndaj duhet vene dore sa me shpejt.. ndryshe nga mot fluksi I turisteve do jete ne nivelet me te ulta ne histori... pastaj... do mbetet te shohim vetem fotot qe hedh kryeministri..me histori suksesi 3D..

    Përgjigju
  • Klea: 24/07/2022 14:06

    Ne plazhen e vendit tona eshte kenaqesi te shkosh

    Përgjigju
  • Ari: 24/07/2022 14:04

    Ke qejf te shkosh ne plazhet tona

    Përgjigju
  • Sycophants: 24/07/2022 14:04

    Sa jane shtuar sufllaqexhinjte mor jahu! S'guxon i madhi te thote nje gje se do turret tufa e servilave te mburret si ia kalojme dhe Luksemburgut, kur te gjithe e dine si eshte gjendja reale.

    Përgjigju
  • Ela: 24/07/2022 14:00

    Ku ka me mir se te hapen plazhe te tilla pasi nuk ka pse te pagusjn gjith ato lek sepse nuk i kan te gjith mundesit

    Përgjigju
  • Geri: 24/07/2022 13:59

    E pse cmimet jan rritur qeveria po ben te mundur te bej e plazhe publike per cdo lloj shtrese

    Përgjigju
  • Era: 24/07/2022 13:56

    Me keto hapesira publike turizmi ne vend po merr nje zhvillim te madh sepse keshtu do te kene mundesin e mire te gjithe te shijojne pushimet

    Përgjigju
  • Nesti: 24/07/2022 13:55

    Dicka shume e mire kjo. Keshtu te gjithe do te kene mundesine te shijojne bregdetin e jonit pa qene nevoja te pagush per cadra

    Përgjigju
  • Igli: 24/07/2022 13:51

    Cmimet jane shume te shtrenjta dhe duhet te ulen

    Përgjigju
  • Hasan: 24/07/2022 13:50

    Plazhet tona jane te pastra dhe ke qejf te shkosh

    Përgjigju
  • Antoneta: 24/07/2022 13:48

    Sa mire qe ka vende te tilla pa pagese qe qytetaret te kene mundesi zgjedhjesh. Ky plazh ne foto qenka vertete i bukur dhe do e vizitoj patjeter

    Përgjigju
  • Lala: 24/07/2022 13:46

    Te dashur servila sufllaxhinj.plazhi Deti Toka Mali Jan pasuri kombetare te cilat intakojn popullit.ca esht KY muhabet 80% plazh private pjesa tjeter publik?kjo esht vjedhje ne bashkpunim qeveri dhe private ndaj popullit te cilit I takon plazhi.ppp esht bo edhe plazhi.

    Përgjigju
  • Teuta: 24/07/2022 13:44

    Vendi yne te fal mundesira te shumta dhe cdokuah ka mundesine te pushoj disa dite.Une personalisht e bej plazhin ne zone plazhi publik dhe mbizoteron qetesia dhe pastertia.Varet nga ajo cka zgjedh cdokush

    Përgjigju
  • Ilir: 24/07/2022 13:35

    Shum mir sepse s eshte nevoja te shkojme neper vende te huaja kur kemi pasuri tona e kaq vende te bukura! Sidomos kur egzistojne promovimet e vendeve dhe investimet ne te tilla zona

    Përgjigju
  • Rea: 24/07/2022 13:35

    Plazhet jane plot sepse Rama po shqyrton me kujdes cdo pike qe prek mbi turizmin.Po ofrohen mundesi per te gjithe njerezit qe te mund te kalojne disa dit pushime ne vende te hukura dhe pa shpenzuar shume.

    Përgjigju
    • Tani: 25/07/2022 16:07

      A jeni te dehur ju a cfare?? Ka 1000 plazhe publike per nje plazh privat dhe ju thoni ka plazzhe pulibke!!!

  • Flutra: 24/07/2022 13:33

    Shikohet shume qarte qe turizmi eshhte ne rrugen e duhur dhe pse cmimet mund te jene rritur pak,qeveria po mundohet te ofeoje ambiente pushimi per te gjitha shtresat e shoqeriae tone qe ta keni me te perballueshme kohen e pushimeve

    Përgjigju
    • Elton: 24/07/2022 14:01

      Plazhi qe eshte ne foto eshte plazhi ne qender te Himares tek Porti dhe eshte nje plazh me uje jo te paster ,prandaj eshte dhe pa leke .Dmth uje i ndotur beje pa lek .Uje me i paster paguani para o qena thote miku

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin