Kritikët e Bashës, Kadilli: Topalli e Patozi të bëjnë mocion mosbesimi nëse duan, PS drejt rrënimit

Nesër do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD ku pritet që të votohet statuti i ri i miratuar në Këshill mes shumë debateve dhe polemikave, veçanërisht për postin e kryetarit, pasi sipas kritikëve brenda së djathtës, Basha ‘blindohet’, që do të thotë se edhe nëse humbet nuk largohet.

Për të komentuar debatet dhe atë se çfarë pritet që të ndodhë nesër, Fatbardh Kadilli, sekretar i burimeve njerëzore në PD ishte i ftuar në studion e Report Tv. Ai tha se statuti sjell ndryshime të reja, ndërsa shtoi se në disa nene janë reflektuar edhe propozimet nga kritikët.

Referuar deklaratave të Topallit se me statutin e ri Basha përjetësohet në krye të PD, Kadilli u shpreh se nëse duan kritikët të paraqesin një mocion kundër kryetarit dhe më pas është Kuvendi që vendos.

Statuti sjell ndryshime të mëdha. Një nga cëshjet më të debatuara ka qenë lista, ndërsa tani do të jetë transparente dhe duhet të konsultohet me anëtarët. Kemi propozuar që disa kompetenca të kalojnë nga Kryesia te Këshilli Kombëtar dhe shumë vendime. Këshillit i është dhënë e drejta që të prodhojnë kandidatura alternative për Kryesinë.

Statuti ka një element me rëndësi, kryetari zgjidhet nga baza, por nëse partia nuk është e kënaqur ekziston garancia si shkarkohet, nëse Këshilli miraton me 50+1 një mocion mosbesimi dhe i paraqitet Kuvendit Kombëtar dhe ky i fundit ka të drejtë ta shkarkojë me 50+1. Vlerësimin ia kemi dhënë këshillit kombëtar, instrumenti për të larguar një kryetar ekziston në këtë statut.

Dikujt që nuk i pëlqen kryetari të bindë së pari Këshillin Kombëtar më pas Kuvendin Kombëtar. Basha u rikonfirmua me votën e 60 mijë anëtarëve. Në këshillin kombëtar janë diskutuar mundësitë, ata që janë kundër të paraqesin mocion mosbesimi, të provojnë sa i bindin demokratët. Jozefina apo kushdo tjetër të bindë demokratët.

Fatbardh Kadilli

Por çfarë ndodh nëse kritikët do të krijojnë një parti të re?

Nëse marrin vendime të kësaj natyre bëjnë gabim, pasi kanë një investim politik dhe do të ishte mirë ta mbronin dhe ta mbanin. Jashtë parlamentit jam edhe unë. Ishin dhe janë, dhe jemi figura. Po të ishte për hierarki jam unë para asaj, se kam një funksion, por ne nuk po flasim personalisht. Ata kanë dhënë dhe kanë marrë nga partia. Kontributet duhet t’i kthejnë. Nesër secili do të ishte mirë të mbronte dhe konsolidonte imazhin, sepse vetëm kështu mund të bashkohemi. Në tekstin e statutit ka fraza sikur u propozuan dhe kërkuan nga Lëvizja për Ringritjen e PD.

Fatbardh Kadilli

Rama deklaroi në asamble se nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot, PS do të fitonte përballë opozitës, por Kadilli thotë se PS është e rrënuar dhe në krizë.

Është shqetësuese, pasi kthehet nga Berlini dhe mbaron ftesën për opozitën fillon sulmin. PS ka një krizë dhe po e maskon duke thënë se ministrat që janë edhe drejtues politik kanë dy kunguj dhe mund të largohen. Sot ai e shfrytëzoi datën e mbledhjes së Kuvendit që analiza të mos prekë krizën e PS. Ajo parti po shkon drejt rrënimit.

Fatbardh Kadilli

Por a ka filluar PD të mendojë për zgjedhjet lokale dhe a ka një emër për Tiranën?

Ne nuk kemi një emër, ndoshta duhet të nxitojmë, fushatat janë më të gjatë, fillojnë më herët. Kemi qenë në krah të protestave.

Fatbardh Kadilli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 27/05/2018 12:19

    Mbaje me shkum kalesh bashk me ata te shqupit.Cubi EDVIN me ate lesh opozite qe jeni ju fiton 100 depute ne zgjedhjet e ardhshme.Ne rast se keni ndjekur dje protesten besoj e pate qe AQ ushtare la patur Haxhi Qamili ne kohen te vet.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 29/04/2018 17:08

    O kadil o karafil o kadil o bandill që djelli po lind me pak cilsi e kur të vish ti në pushtet djelli do lindi plot me cilësi . Po kjo gjë do bëhet e mundur kur të qethen viçat o kadill o viçi pa lëpir o këllir .

    Përgjigju
  • Demokrati: 29/04/2018 07:31

    PD sa te kete luli kriminelin dhe Munin e lesh e lise nuk ka per te mare pushtet .Duhet te largohen kriminelet ,arrogantet dhe rrugacet .me llafolloge nuk meret pushtet.Mos pritni per 20 vjet me baluke lepirin apo me dashnoret e seks ne kuvend.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 28/04/2018 21:04

    Po .Ky Kardilli te mbush mendjen. I meçur e i ditur e karafil e etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja