Japonia, vendi në dukje ‘gati’ perfekt, me pasaportën më të fuqishme në botë, një nga 20 vendet me standartet më të larta të jetesës, mban edhe një rekord të ‘zi’. Vendi më i plakur në botë që nga viti 2016 mbetet Japonia, me 20 % të popullsisë mbi 70 vjeç, ose 26.1 milion e banorëve nga 126.7 që ka ishulli aziatik.
Numri i lindjeve në vitin 2018 është 921 000 lindje, 25 000 më pak se 1 vit më parë, dhe 1 milion e 37 mijë vdekje. Prej tre vitesh Japonia ka një rënie drastike të numrit të lindjeve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirqënies lindjet për 1 vit kanë rënë me 4 % dhe është rënia më e lartë e lindshmërisë që nga viti 1899.
Ministria e Shëndetësisë thekson :
Çfarë qëndron prapa kësaj është një rënie e vazhdueshme e numrit të grave në moshën tipike të lindjes së fëmijëve nga 25 në 39. Kemi 4 vite që mundohemi të rritim lindshmërinë por tentativat nuk kanë dhënë efekt
Gjithashtu qeveria japoneze por rrit kërkesën për tërheqjen e studentëve të huaj dhe punonjësve të aftë dhe e konsideron këtë fenomen si një krizë të madhe kombëtare.
Por problemi sipas ministrisë së Shëndetësisë nuk qëndron vetëm tek ulja e lindshmërisë por edhe tek jetëgjatësia e madhe që kanë japonezët. Jetëgjatësia mesatare e një mashkulli në Japoni është 87.2 vite ndërsa për femrat është 81.01. Ekspertët thonë se kjo jetëgjatësi e lartë vjen nga ekzaminimet e rregullta mjekësore, mbulimit universal të kujdesit shëndetësor dhe preferencës për dietën tradicionale japoneze me yndyrë të ulët.
Për sa i përket përqindjes më të lartë të të moshuarve, Japonia ndiqet nga Italia, Portugalia dhe Gjermania.