Komisioneri i Bashkimit Europian për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, u ka bërë thirrje vendeve që duan të mbyllin kufijtë për emigrantët që të mos e ndërmarrin këtë hap pasi cënojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë.

“Shengen është arritja më e madhe e Bashkimit Europian, nuk është problemi i tij”,- tha Avramopulos, duke iu drejtuar vendeve që duan të mbyllin dhe ngrenë mure për të mos lejuar futjen e emigrantëve sirianë që kanë braktisur vendin për shkak të luftës civile dhe terrorit të ISIS-it.

“Nëse vëmë në zbatim të gjitha instrumentet e nevojshme, Europa do të jetë më e sigurt dhe koherente si dhe nuk do të kemi nevojë për barriera”, tha zyrtari i lartë grek në BE.

Hungaria dhe shtete të tjera të Europës Qendrore kanë bllokuar kufijtë për të mos lejuar futjen e emigrantëve në territoret e tyre.

Redaksia online
(e.g/shqiptarja.com)