Banka e Shqipërisë ka këshilluar filialet e bankave greke në vendin tonë të minimizojnë riskun e infektimit nga kriza financiare e shtetit helen.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se filialet e bankave greke të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Rumani, Serbisë, Turqi dhe në Maqedoni janë në karantinë nga bankat qëndrore të këtyre vendeve për të minimizuar pasojat në sistemet e tyre në raste të ndonjë ‘aksidenti’ financiar.
Bankat qëndrore, përfshirë dhe ajo e Shqipërisë kanë kërkuar nga filialet e bankave greke të mos ekspozohen ndaj rrezikut grek, duke mos u përfshirë në transaksione, bono thesari, depozita të thesarit në bankat greke, kredi etij.
Bankat qendrore të vendeve fqinje janë shumë të shqetësuara për ndikimin psikologjik që mund të ketë një “falimentim” i ekonomisë greke”në degët e bankave të saj në Europën Juglindore, shkruan “Kathimerini”. Bankat greke të nivelit të dytë kanë një prani të madhe në vendet e ballkanit me rreth 2 500 filiale dhe më shumë se 40 mijë të punësuar.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com