7 orë mbledhje, palët dakord me propozimet e Lefter Gështenjas! Alibeaj: Proceset e njëanshme nuk bashkojnë! Berisha sulmon diplomatët: Po i ushtrojnë presion Apelit për '11 dhjetorin'

TIRANË-7 orë mbledhje, deputetët demokratë nuk arritën që të gjenin një zgjidhje për të kapërcyer problemet e brendshme dhe për këtë secila palë ia hedh fajin tjetrës. Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën se po vijon që të tregojë mungesë vullneti për zgjidhe, pasi refuzon që të tërhiqet nga zgjedhjet në bazë, nga ku sipas tij nis edhe bashkimi real.

"Duhet të krijojmë një bazë të gjerë e solidë ku të fillojë procesi i riorganizimit. Nuk duhet të bëjmë procese të shpejta. Por procese të japi sinjale të forta të bashkimit. Është një propozim i bashkëndarë nga shumica dërrmuese, secili nga deputetët duhet të ketë të drejtën që ta konsultoje. E para çfarë është bërë deri tani është e njëanshme, dhe e padobishme për PD-në. Një proces i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh.’- tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, i cili në këtë mbledhje erdhi i paftuar, tha se zgjedhjet në bazë dhe Kuvendi i 30 prillit as nuk do të shtyhen e as nuk do të anulohen, teksa nuk e ka kursyer as Alibeajn që tha se "shpërdoroi" besimin e Komisionit të Rithemelimit si drejtues i grupit parlamentar, duke thënë se "do e ndjek fati i Bashës".

“Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet, është në mision. Do ta ndjekë fati i Bashës. E vë veten në një pozitë të papërshtatshme”, tha Berisha. ,irëpo pavarësisht kësaj, Alibeja tha se nuk tërhiqet pasi ka ardhur aty pikërisht pas zgjedhjet të Lulzim Bashës kur ishte kryetar i PD-së, ky i fundit i zgjedhur 1 anëtar, 1 votë.

Pas vendimit të Enkelejd Alibeaj për të mos hequr dorë nga padia në Apel për '11 dhjetorin', Berisha erdhi sërish me një lumë akuzash për Edi Ramën, por edhe ambasadorë, pa thënë emër, duke thënë se po i ushtrojnë presion gjykatës. 

"Edi Rama po bën presione në gjykatë, e kam nga 2 burime, po paralajmëroj se qeveritar dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë, domethënë...e kuptoni vetë. Kam siguruar 2 burime dhe kjo është e rëndësishme, nuk do përtoj t'i bëj publike", tha Berisha. 

Çështja 'Non Grata' ka qenë sërish në tryezën e debateve që çoi në përplasje mes palëve, ku më i ashpër ka qenë Gazment Bardhi i cili u kërkoi llogari deputetëve të Komisionit të Rithemelimit pse nuk flasin për futjen në listën e zezë të SHBA-së të Aqif Rakipit, i njohur si mbështetës i Edi Ramës. Për Bardhin, kjo heshtje është e qartë, sepse vetë në mesin e tyre është një tjetër 'Non Grata', Sali Berisha.

"Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për shkak të vendimit të SHBA që fakton masakrën e zgjedhjeve nga Edi Rama, se si krimi është përdorur për të blerë vota, që njerëz të Edi Ramës kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota. Por çuditërisht në dy godina ka pllakosur heshtja: Në selinë e PS dhe selinë e PD. Heshtjen tek PS e kuptoj. Por pse hesht PD për konstatimin e SHBA që krimi ka blerë vota për Edi Ramën? Pse ka rënë heshtja në selinë e PD?  Heshtja ka rënë për shkak se për një problem personal të Sali Berishës, ka kompleksuar gjithë partinë", tha Bardhi.

Deputetët kanë kohë deri të mërkurën për të sjellë propozimet e tyre që do të ndihmojnë në bashkimin e demokrateve, e ku deri më tani duket se ai që ka gjetur pëlqimin e shumicës është propozimi i lefter Gështenjës. Gështenja propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta pune në nivel qendror dhe lokal  për organizimin dhe drejtimin e  procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Ky grup pune duhet të përfshijë 5 deputet në nivelin qendror dhe 5 drejtues strukture. Pika tjetër që propozohet, është edhe zbritja në terren e të gjithë demokratëve bashkë me qëllim për të dhënë mesazhin e bashkimit para zgjedhjeve lokale të 2023 e për të dhënë mesazhin e  qartë që grupi parlamentar i PD është i bashkuar dhe unifikuar, e ndërsa nuk përjashton askënd nga kandidimi i asnjë demokratëve në garë për kreun e PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
'Dosja PD' në Apel/Berisha: Rama dhe diplomatë po ndërhyjnë në gjykatë! Kam prova, s’përtoj t'i nxjerr

1649789013_berisha1.jpg

Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës, sipas së cilit po bën presion në gjykata së bashku me ambasadorët, lidhur me padinë e Alibeajt në Apel.

"Edi Rama po bën presione në gjykatë, e kam nga 2 burime, po paralajmëroj se qeveritar dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë, domethënë...e kuptoni vetë. Kam siguruar 2 burime dhe kjo është e rëndësishme, nuk do përtoj t'i bëj publike", tha Berisha. 

Ora 20:41
8 orë mbledhje, Berisha: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve brenda partisë

 

Sali Berisha ka njoftuar e nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet brenda partisë.

"Kërkojnë deputetet një proces gjithpërfshirës dhe transparent, nisur nga një psikologji e tillë duke besuar se është kryetar i PD, Alibeaj u përpoq në mënyrë vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje, pati propozime konstruktive, prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi dhe verifikimi, pati ide mjaft racionale, mund t'u them se pas kaq orësh diskutime, u pasurua shumë mendimi i PD për situatën e dhënë dhe natyrisht, për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD tyë padisë me urdhër të Edi Ramës ndaj PD, e njoftova se pushon se paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit, kjo natyrisht e mërziti edhe më shumë, por realitetet janë jo gjithmonë të ëmbla, ishte një mbldhje shumë e mirë, deputetët hodhën poshtë manipulimin.  Jo, ajo që është e pranushme, janë po të marrim qendrat e votimit janë rreth 5 mijë seksione, kërkojnë krupe të shumta oditi për të verifikuar mënyrën si është kryer procedura, në këtë kontekst, kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e të gjithëve, shtytja për një një komplet rrethanash është e pamundur, koha që kemi në dispozicion është e mundur për të verifikuar gjithcka dhe për të korrigjuar cdo gjë në shkelje të statutit", tha Berisha. 

Ora 20:30
Alibeaj: Nuk tërhiqem nga ankimimi për vendimin e Zhukrit

Kryetari i Grupit Parlamentar në PD Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të tërhiqet nga ankimimi për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, për ti ‘dhënë’ PD-në, Sali Berishës.

‘Kam qenë këtu para dy javësh ditën kur u dha vendimi që ishte një vendim I marrë në mënyrë të paligjshme, në shkelje ligjore dhe konflikt interesi. Këtu isha dhe deklarova se kam bërë ankimim që është një e drejtë kushtetuese. Besoj që një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk i jep shërbim njerëzve të mos respektojnë gjykatën. Deri në momenti sa të shprehet gjykata do të eksplorojmë çdo mundësi për të bashkuar demokratët.’- tha Alibeaj.

Ora 20:20
Përfundon mbledhja e grupit, Alibeaj: Deputetët kërkojnë një proces të përbashkët, pa përjashtime! Të stopohet procesi i njëanshëm

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enklejed Alibeaj tha se nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e demokratëve. Alibeaj tha se shumica e deputetëve janë për bashkimin e demokratëve duke stopuar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve nga Berisha dhe riorganizimin e përbashkët pa përjashtime të PD-së.

‘Konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që shkojnë drejt asaj që është lëvizja për të arritur tek bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, Konstatimi i dytë, në shumicën dërrmues është që bashkimi i demokratëve që duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët dhe mos të ketë përjashtime. Votimi të filloj nga degët që struktura e PD të jetë e plotë. Kjo u tha në shumicë dërrmuese disa herë nga deputetët. Të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje. Të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që synonin këtë gjë. E lamë që nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet.

Kishte një propozim se u pranua që ishte i qartë i shtjelluar i cili ishte i Gështenjës. Të cilin dhe të shkruar e kishte dhe e sqaroi. Me pak fjalë ishte ajo që unë ju thash një konstatim i njëanshëm i procesit që po bëhet deri tani, stopimi i tij dhe rifillimi i një procesi të përbashkët me garanci. Duhet të krijojmë një bazë të gjerë e solidë ku të fillojë procesi i riorganizimit. Nuk duhet të bëjmë procese të shpejta. Por procese të japi sinjale të forta të bashkimit. Është një propozim i bashkëndarë nga shumica dërrmuese, secili nga deputetët duhet të ketë të drejtën që ta konsultoje. E para çfarë është bërë deri tani është e njëanshme, dhe e padobishme për PD-në. Një proces i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh.’- tha Alibeaj.

Ora 19:49
Bardhi-Nokës: Pse nuk flet për Vorën dhe Aqif Rakipin tënd? Kush ta ka mbyllur gojën

Gazment Bardhi ka replikuar me Flamur Nokën në mbledhjen e grupit të PD-së.

"Pse nuk flet për Vorën dhe Aqif Rakipin tënd? Kush ta ka mbyllur gojën? Keni 6 muaj që thoni se jemi shitur tek Rama, por nuk thoni një fjalë për Qifen, që bleu 2 mandate për Edi Ramën në kurriz të demokratëve", tha Bardhi.

Ora 19:00
Bardhi: Mazhoranca t’i shtrijë dorën opozitës për një figurë konsensuale për presidentin

Ndonëse qeveria është treguar e hapur për t’u ulur në bisedime për presidentin e rij, Gazment Bardhi është skeptik që ata kërkojnë një figurë konsensuale.

"Nëse ftesa është e sinqertë dhe do t’i kërkohet opozitës të jetë pjesë e procesit, unë mendoj se deputetët e Partisë Demokratike duhet të jenë pjesë e procesit. Nëse opozita ftohet të bëhet pjesë e një procesi fasadë për kandidatë të paracaktuar nuk duhet të jetë pjesë. Presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë përbashkuese. Por është detyra e mazhorancës t’i shtrijë dorën opozitës për një figurë konsensuale për presidentin, edhe pse dyshojë se do të ndodhë një gjë e tillë", tha Bardhi. 

Ora 18:49
A po pengon Basha bashkimin me takimet në bazë, Bardhi: S'më ka ftuar e as nuk u jam bashkuar

A po e pengon Lulzim Basha bashkimin e Partisë me takimet që po bën me demokratët? Ka qenë kjo pyetja e gazetares së Report Tv Danjela Maloku, ku Bardhi nuk ka dhënë një përgjigje shteruese, po duket se nuk është shumë dakord nisur nga fakti që thotë se "nuk u është basgkuar takimeve të tilla".

“Basha ka qenë në takim në disa prej degëve, nuk kam pasur asnjë njoftim, as nuk u jam bashkuar takimeve të tilla”, tha Bardhi.

Ora 18:49
Apeli do lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit? Bardhi: Nëse ndodh, do e zbatojmë

 

Gazment Bardhi është shprehur se nëse gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukti që Komisioni i Rithemelimit do drejtojë PD-së, atëherë do e zbatojnë.

Gazetarja Danjela Maloku: Nëse lihet në fuqi vendimin i Agron Zhukrit, çfarë do bëni
Gazment Bardhi: Do zbatojmë vendimin e gjykatave

Ora 18:45
Bardhi: Alibeaj u kërcënua dhe u shantazhua nga Berisha vetëm se mendon ndryshe nga ai! Po e çojnë PD drejt përçarjes përfundimtare

Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar sot për mediat se Sali Berisha ka kërcënuar dhe shantazhuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, referuar akuzave për korrupsion në Paraguai, vetëm pse ai mendon ndryshe nga ish-kryeministri. Sipas Bardhit, Berisha dhe mbështetësit e tij po e ecin përpara në një proces të njëanshëm dhe se po e çojnë PD drejt përçarjes përfundimtare

"Alibeaj është kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Ka patur sot një shantazh kërcënim dhe sulm të parapërgatitur nga Berisha dhe një pjesë kolegëve ndaj tij, vetëm pse mendon ndryshe nga z.Berisha. Këtë e kam thënë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar që vijon ende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të Grupit Parlamentar kanë ngriture si problem ecjen përpara në një proces të njëanshëm që po çon në përçarjen përfundimtare të PD. Ky ka qenë qëndrimi i shumicës dërrmuese të anëtarëve. Ecja përpara me procese të njëanshme, bashkim që thuhet me fjalë, por veprohet ndryshe, nuk shkohet përpara", u shpreh ai.

 

Ora 18:37
Bardhi: Nëse Berisha nuk largohet nga politika, opozita nuk do reagojë për të tjerët ‘Non Grata’

1649781526_61f7f5cd4e188GazmentBardhi1e15722814458262.jpg

Deputeti Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit ia thotë në sy Sali Berishës se ata që janë shpallur ‘Non Grata’ duhet të largohen nga politika. Sipas tij, politika e Berishës se “kush mendon ndryshe nga ai është mbështetës i Ramës”, është e gabuar që çon në përçarje të partisë. Ndalur këtu, pas akuzave për “peng të Ramës” e që bëjnë biznes me të”, Bardhi tha se është gati të bëjë transparencë.

“Së pari, Sot iu kthyen traditës së vjetër e të shëmtuar të shpifjeve, baltës, kërcënimit dhe shantazhit ndaj Kryetarit të Grupit, se mendon ndryshe nga Z. Berisha. Flasim për bashkim dhe sulmojmë këdo mendon ndryshe. Flasim për bashkim dhe kush mendon ndryshe i thuhet je peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, se kush bën biznes me Edi Ramën, se kush ka fshehur lekët tek biznese të afërt të Edi Ramës, jam i gatshëm ta bëj transparencën tani.

Shqiptarët presin nga ne një përgjigje të qartë për aksionin opozitar, për t’ua kthyer atyre votën e lirë, pa të cilën nuk mund të ketë mirëqenie, nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë integrim. 

Unë kam mendimin tim, i qëndroj parimeve të mija, dhe standardeve që ka vendosur kjo parti. Për mua personat e shpallet non grata duhet të tërhiqen nga politika. Nëse nuk tërhiqen, ndodh kjo që pamë këto dy ditë. SHBA pranon që Edi Rama ka ble vota me krimin e organizuar, selia e partisë më zë madhe të opozitës, hesht, nuk thotë asnjë fjalë.

Së dyti, sot pashë një shqetësim nga disa kolegë, dhe z. Berisha, pse është ankimuar vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri. Kjo është rrugë institucionale, është rrugë normale. Kujtoj që në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.

Së treti, mbështes qëndrimin e shumicës së deputetëve se vijimi me nje proces që quhet si riorganizim i partisë, në mënyrë të njëanshme, me kokëfortësi, kjo sjell përçarje. Mesa kuptoj qëllimi është pikërisht ky, të përçahet partia, të bëhet një parti më e vogël, të përdoret për interesat e një personi. Ky nuk është interesi i demokratëve dhe i PD”, tha Bardhi në mbledhje.

Ora 18:29
Alizoti: Kryetari i grupit të PD duhet të zgjidhet nga Grupi Parlamentar! Akt politik dhe unifikimi

Tomorr Alizoti duket se është dakord me kërkesën e Sali Berishës për largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Në një deklaratë për mediat, Alizoti tha se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga Grupi Parlamentar si një akt politik dhe unifikimi.

"Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Minoranca nuk mund të jetë më me shumë kapriço se maxhoranca. Nuk priten vendime nga kjo mbledhje, kanë qenë më shumë si terapi në grup", tha ai.

Ora 17:55
Berisha nuk ndryshon qëndrim: Alibeaj duhet të largohet, paditi PD-në

Sali Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim! Ish-kryetari i PD-së thotë se Enkelejd Alibeaj duhet të largohet si kryetar i grupit parlamentar, pasi ka paditur PD-në.  

‘Qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshëm pas vendimit të tij për të paditur PD për llogari të qeverisë në gjykatë mund t’ju them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. Nuk është fjala për mendim, veprimi është i gabuar nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të mos pranosh një proces që nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, pasi e konsideron veten kryetar, në një kohë nuk ka asnjë funksion.'- tha Berisha.

Ora 17:42
Salianji i kërkon Berishës të ndalë sulmet ndaj ambasadores e SHBA-së: S’mund t’i shpallim fajtorë për gabimet e dikujt

1648064063_Salianji485x360.png

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kërkuar Sali Berishës që të ndalë sulmet ndaj ambasadores së SHBA-së dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Është një mbledhje qe duhej zhvilluar 2 javë më parë! Çdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje per axhenda okulte, produkti qe jem kjo mbledhje nuk duhet te prodhoje me shume paqartesi, me shume mjegull dhe me shume ndasi!  Personalizimi i mbledhjes i sherben krijimit te ndasisë dhe propogandimit ne publik te ndarjes!

Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bere nje rrugetim te ndryshem per disa muaj; para 2 javeve ka pasur nje vendim gjykate, njera pale thote nuk e njoh por nderkohe prej dy javesh nuk e ka tjerritur pjesen e grupit qe mendon keshtu, as kryesine e partise, nuk e ka mbledh as deget, cuditerisht dorezuan dhe celsat duke e bere fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e cdo deputeti ketu ka bere fakt nje gjendje te re, sot gjendja faktike po tregohet nga te gjithë koleget qe folen. Po i kerkohet Komisionit te Rithemelimit te beje pjese te procesit deputetet dhe nuk po i kerkohet askujt tjeter.

Problemi themelor qe ka partia sot jane plaget ne bazë, ne duhet ti japim mundësi cdo demokrati te garoje ne nje proces te besueshem dhe ku jane gjithe palet! Bashkimi vjen duke u bere proces i perbashket!

Po ju kerkoj dhe dicka si kolege,  secili prej jush eshte ne te drejten e vet per sa kohe flet ne cilesi personale dhe  jo ne emer te grupit por Zoti Berisha duhet te ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe cdo perfaqesuesi te Shteteve te Bashkuara.

Problemet ja kemi shkaktuar njeri tjetrit, nuk mund te shpallim fajjorë ambasadoret per gabimet e dikujt! Ma ka ndare jo mbeshtetja ndaj nje personi, por mbeshtetja qe i kemi dhene sigles dhe puna për demokratët!’- u shpreh Salianji.

Ora 17:36
Bardhi-Rithemelimit: Pse nuk reaguat për shpalljen Non Grata të Aqif Rakipit, se keni hallin e Sali Berishës, ka komplesuar partinë

1649258527_bardhi.jpeg

Gazment Bardhi iu ka kërkuar llogari deputetëve të PD-së që mbështesin Sali Berishës pse nuk kanë reaguar për shpalljen ‘Non Grata’ të Aqif Rakipit.

"Flasim për bashkim dhe i fryjmë përçarjes, duke i shërbyer Edi Ramës. Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për shkak të vendimit të SHBA që fakton masakrën e zgjedhjeve nga Edi Rama, se si krimi është përdorur për të blerë vota, që njerëz të Edi Ramës kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota. Por çuditërisht në dy godina ka pllakosur heshtja: Në selinë e PS dhe selinë e PD. Heshtjen tek PS e kuptoj. Por pse hesht PD për konstatimin e SHBA që krimi ka blerë vota për Edi Ramën? Pse ka rënë heshtja në selinë e PD?  Heshtja ka rënë për shkak se për një problem personal të Sali Berishës, ka kompleksuar gjithë partinë.

Asnjë fjalë për mbështetjen që po merr Shqipëria dhe demokratët nga SHBA-të, përballë një pushteti që sot është i zbuluar në paligjshmërinë e tij.  Këto janë gjërat që kanë rëndësi për demokratët dhe shqiptarët, jo problemet e një individi me SHBA", tha Bardhi. 

Ora 17:20
Noka përplaset me Bardhin: Ti je shkaktari i gjithë kësaj situatë! I përgjigjet deputeti: Një herë thoni 'gjykata Ramës', tani thoni vendimet zbatohen

Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa është shoqëruar edhe me dabate me deputetëve. Flamur Noka është përplasur me Gazment Bardhin.

Noka-Bardhit: Ti je shkaktari i gjithë kësaj situate!

Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time. Sot thoni është gjykata e Rames, kur erdhët ditën e vendimit të gjyqtarit thatë vendimet zbatohen. S’të marr leje!

Ora 16:39
Mbledhja e grupit të PD, Noka: Tërhiquni nga ankimimet në gjykata, drejtimin e vendos vota

1649336774_FlamurNoka.jpg

Deputeti Flamur Noka në mbledhjen e Grupit Parlamentar, i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt që të tërheqë ankimimet nga gjykata, pasi drejtimin e vendos vota.

‘Bashkimi i demokratëve dmth rikthim në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashkë me të ikën çdo vendim që ai ka marrë. Bashkimi dmth tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars në që dolëm shumicë kemi bërë thirrje, vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë përçarëse.’- u shpreh Noka.

Ora 16:13
‘Nuk po bashkohemi’, Helidon Bushati jep propozimet e tij për të bërë bashkë PD, nga ndalimi i zgjedhjeve në degë te tërheqja e padisë në Apel

Helidon Bushati në Mbledhjen e Grupit Parlamentar ka propozuar disa pika se si sipas tij mund të arrihej në bashkimin e demokratëve.

“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim,  por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitivë unë sygjeroi:

  -Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.

-Gjate kësaj periudhe mund te vendosim të mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë "Kuvend Pajtimi" nga ku të dalim me mesazhe të qarta për të ardhmen tonë dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

- Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike

- Të ndalohet që sot dalja ne Televizione  e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njëri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.

Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese” tha Bushati në mbledhje.

Ora 15:58
Mbledhja e grupit të PD, Gështenja rendit propozimet për daljen nga kriza të partisë: Të dalim ne terren dhe të japim mesazhin e bashkimit

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Lefter Gështenja, thotë se duhet të dalin në terren dhe të gjithë bashkë të japin mesazhin e bashkimit, për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Gështenja propozon që të ngrihet një grup i Përbashkët Pune në nivel qendror dhe lokal për organizimin dhe drejtimin e procesit dhe zgjedhjeve në PDSH në nivele qendror (5 deputetë) si dhe lokal (5 veta drejtues strukture)  deri më datën 15 prill.

‘Ka kohë që PD është në një krizë të thellë. Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja  e parë e anëtarësisë dhe strukturës,  ku shumë demokrate shprehnin pakënaqësinë për atë çka ne nuk erdhëm në pushtet.

Krijesa e dytë dhe më thellë ishte vendimi i 9 shtatorit, e për pasojë vendimet e njëpasnjeshme të 11 dhe 18 dhjetorit që çuan në çarjen dhe krizën e thellë të PD.

Duke parë dhe pranuar realitetin  ku ndodhemi sot si PD. Ne duhet të ndërmarrim një proces  gjithëpërfshirës ku secili nga ne duhet të kontribuojë  jo për të përfituar, por duke dhënë maksimumin në funksion të bashkimit dhe organizimit real të PD.

Në thelb të këtij procesi mendoj se duhet të qendrojë: ‘‘armëpushimi’’ mes demokrateve, vota e fshehtë e lirë dhe e barabartë.

Çfarë kuptimi ka hapja apo bashkimi i partisë nëse  ne vazhdojmë bëjmë zgjedhjet përpara se të hapet apo të bashkohet Partia?

Mendoj që ne PD nuk duhet të egzistojë termi shumicë pakicë, pasi ne duhet të jemi një të jemi të gjithë bashkë kundër Edi Ramës, ndarja në mazhorancë e minorancë në parti na çon në ndarje dhe përçarje të strukturës në të gjitha nivelet.

Nuk është aspak normale që në procesin e zgjedhjeve brenda në parti të mos përfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe  para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane se paku 9 vjet ne nje  opozite  te veshtire. Ata nuk perfshihen thjesht per faktin se  mendojne ndryshe apo nuk kane firmosur formularin, nderkohe nuk jane larguar per asnje moment nga PD.

Une them qe kjo nuk eshte normale, kjo nuk eshte demokraci, kjo nuk eshte hapje e partise ky nuk eshte bashkimi, por eshte e  kunderta.

Per zgjidhjen e kesaj krize propozoj: Ngritjen e Grupeve te Perbashketa Pune ne nivel qendror dhe lokal  per organizimin dhe drejtimin e  procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete)  dhe lokal (5 veta drejtues strukture)  (deri me  15/04/2022).

Te drejten per te kandiduar e ka cdo demokrat qe  ploteson kriteret e percaktuara mepare.

Nderkohe duhet te fillojme me urgjence punen ne terren duke dal te gjithe bashke per te dhene mesazhin e bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte per cdo demokrat qe Grupi Parlamentar eshte i bashkuar dhe i unifikuar.’- tha Gështenja.

Ora 15:42
Përçarja në PD, Korreshi: Të fokusohemi të bashkimi i demokratëve, me këto ritme nuk jemi në rrugën e duhur

Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Partia Demokratike nuk është në ritmin e duhur për t’iu kthyer demokratëve bashkitë. Report Tv ka zbardhur diskutimin brenda mbledhjes së grupit të PD, ku mësohet se Korreshi ka thënë se e vetmja mënyrë për të bashkuar demokratët është bahskimi.

“E vetmja mënyrë për zbutjen e demokratëve është bashkimi. Duhet t’ua kthejmë bashkitë demokratëve, me këto ritme nuk jemi në rrugën e duhur”, tha Korreshi.

Ora 14:51
Deputeti-Berishës: Kim ambasadore e nderuar, bërë mirë që sot nuk i the guvernatore

Në mbledhjen e grupit të PD në selinë blu pa pasur debate mes deputetëve, ku Ferdinand Xhaferaj iu drejtua Berishës se Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’.

“Vlerësoj që Berisha ju drejtua ambasadores si zj. Kim. Kjo është pozitive në dallim nga mbledhjet e shkuara Berisha nuk përdori epitetin guvernatorë. Për grupin parlamentar të PD Zj. Kim është ambasadorja e nderuar e Shteteve te Bashkuara, aleatit tone strategjik”, tha Xhaferraj.

Në akuzat që Berisha bën për ambasadoren Yuri Kim e cilëson atë shpesh si ‘guvernatore’.

Ora 14:48
Noka debat me Alibeajn në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Është mbledhja e dytë që nuk njoftohemi! Jemi për bashkim pa kushte, le të ecim përpara

Flamur Noka është përfshirë në një debat me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn ku i ka kërkuar llogari se përse ata nuk janë thirrur në mbledhjen e grupit dhe se është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë. Ai është shprehur se kërkojnë bashkim pa kushte.

"Kjo është mbledhja dyte dhe ne nuk njoftohemi. Vendimi ishte i individit, individi iku, le të vazhdojmë me bashkimin. Jemi për bashkim, përballë kemi Ramën. Bashkim pa kushte, le të ecim përpara", tha ai.  

Ora 14:10
Paloka si Berisha: Alibeaj e drejton grupin me axhendën e Kongresit të PS, axhendën Basha-Rama

 

Deputeti Paloka në mbyllje të mbledhjes së grupit Parlamentar të PD ka akuzuar Enkelejd Alibeajn me gjuhën e Sali Berishës. Ai e ka akuzuar se po e drejton grupin me axhendën e Ramës dhe Bashës, siç e quajti ai.

“Ai që drejton grupin parlamentar e drejton me axhendën e Kongresit të PS., Alibeaj vjen gjoja për të folur për bashkimin dhe e fillon me axhendën që la Edi Rama në Kongres. Fjalët e tij të para ishin që Berisha është larguar, këta deputetë janë përjashtuar. Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat. Ne e pranuam pikërisht për të mos krijuar një klimë përçarëse dhe bëmë thirrje për bashkim. E pranuam për të tentuar bashkimin. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit I cili do të funksionojë deri ditën e Kuvendit të ardhshëm. Në grup ka vetëm 2-3 deputetë që ndjekin axhendën Basha-Rama. Të gjithë deputetët e tjerë kërkojnë bashkim dhe normalizim të punës në PD”, tha Paloka.

Ora 13:43
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Do jem në krye të detyrës! Pushtove selinë e PD sepse nuk ke kohë dhe do të hiqesh si trimfator! Apeli do e zhbëjë vendimin

Enekelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, i cili i kërkoi dorëheqjen si kreu i Grupit Parlamentar të PD.

"Jam në detyrë dhe do të vazhdoj. Ai vendim nuk është i formës së prerë. Është i paligjshëm. Ti pushtove selinë e PD se nuk ke kohë dhe do të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje të ligjit", ka thënë Alibeaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lakja: 12/04/2022 19:03

    perfundimi do jete qe gjykata do legjitimoje PD-ne zyrtare dhe grupi i trustit te geshtenjave alla trusti Lulelaker 1933 do vazhdoje pas Hitlerianit skizofren dhe do shpallet ose zhdukja nga skena e kesaj bandopartie ose shpallja e saj Non grata,geup i organizuar terroriat,nese do uzurpohet nga haxhiqamilistet qe ivene pas banitit serial vicidolas!

    Përgjigju
  • Gradishta: 12/04/2022 18:41

    Në doni të shëroni partinë,largoni prej aty Salinë. Partia demokratike nuk është as Saliu dhe as Lulëzim Basha,por është masa e gjerë e demokratve idealist e të ndershëm,të identifikosh PD me salinë as më shumë e as më pak do të thotë të zbatosh parimin leninist a enverist quejeni si të doni,kur themi partia nënkuptojmë Leninin,kur themi Enver nënkuptojmë parti e sot tek PD kur themi Sali nënkuptojmë PD ,kur themi PD nënkuptojmë Sali,fatkeqsi për demokratët e ndershëm që kërkojnë ata që kanë përdorur e përdorin partinë akoma t'i drejtojnë e manipulojnë me metoda e parime komuniste.Fatkeqsi po për demokratët e ndershëm që kulti i individit është ulur këmbëkryq në PD dhe po e gërryen këtë forcë politike nga brënda deri në palcë,partinë të fortë e demokratike nuk e bën individi që tek vetja shikon gjithçka si personale dhe të tjerët i shikon si numurorë topi që punojnë e duhet të punojnë për të,pamvarsisht të këqijave e gjëmave që ky i vetë quajturi njësh mbart mbi kurriz e që ata që i kanë dhënë njerëzimit demokracinë ja thonë troç me zë e figurë,i korruptuar familjarisht,minues i demokracisë në Shqipëri e më gjërë,cënues i sigurisë e stabilitetit kombëtar e rajonal,çfar ngelet për t'i dëgjuar zbatuar këtij njeriu me emrin Sali për demokracinë e të ardhmen e partisë demokratike. Zgjohuni demokratë e demokrate të ndershëm shpëtoni PD nga kuçedra Sali që po ju përdor për nevoja të tij.

    Përgjigju
  • Zyberi: 12/04/2022 17:51

    Ore po ai Noka e kishte marre gje uturakun me vete sot per Berishen,,hahaha katandiset burri si legen lepires.

    Përgjigju
  • Cajus Julius Caesar: 12/04/2022 15:11

    Keli ka te drejte edhe beteja do te vazhdoje por nje gje nuk llogarit ai edhe koleget e vet: Berisha e ka shumicen e PD si ne te mire ashtu edhe ne te keq, pasi e ka kuar per 30 vjet me ofiqe, krime, para nga buxheti i shtetit, bursa, vende te mira pune, hakmarrje, karburante, lavatriçe, tendera, pallate, vende ne diplomaci, etj etj qe s'numerohen. Ja dhe fitoi ne apel Keli me vendim te formes se prere, por a do kete me vota per te bere diçka? Kam frike se Jo!! CDU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër