TOKIO- Gjatë mbledhjes së përvitshme të asamblesë ndërkombëtare të FMN-së, e cila po mbahet në Tokio, Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane u shpreh se situata është shfaqet disi më pozitive, duke shfaqur shenja optimiste.

Sipas tij situata është përmirësuar disi duke dhënë shenja pozitive për një përmirësim të situatës së krizës së Eurozonës.

Lidhur me sistemin e vigjilencës bankare në eurozonë, Draghi u shpreh se do të duhen 1-2 vite për aplikimin e saj.

"Kalendari parashikon që sistemi i vigjilencës të nisë gjatë muajit qershor të vitit 2013 por kjo nuk do të thotë që ky sistem do të japë efekte të menjëhershme," theksoi presidenti i BQE-së.

Ndërkohë, sipas komisionerit të punëve ekonomike të evropës, Olli Rehn, i cili ishte gjithashtu pjesmarrës në asamblenë plenare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë vitit 2013 pritet të ketë një rimëkëmbje të ndjeshme të situatës në Eurozonë.

"Skenari jonë mbetet ai i një recensioni të lehtë gjatë vitit 2012, pasuar nga një rimëkëmbje e moderuar të Eurozonës", tha presidenti i i BQE.

Ai shtoi se gjysma e dytë e këtij viti, paraqitet më e dobët nga ç'ishte parashikuar, duke paraljamëruar për një të ardhme negative gjatë vitit të ardhshëm, ndaj duhen marrë masat që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Në raport me fillimin e vitit, Rehn është shprehur më pak pesimist, duke theksuar se ndryshe nga Draghi, i cili flet për optimizëm, tha se është më pak pesimist. 


(ed.ka -su.fu/shqiptarja.com)