Kriza drejt zgjidhjes, PAN:
Seanca të mbahet më 24 gusht

Kriza drejt zgjidhjes, PAN:<br />Seanca të mbahet më 24 gusht
Pas katër seancave bojkot, koalicioni PAN ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duke kërkuar datën 24 gusht.
 
Enver Hoxhaj nga PDK gjatë tryezës së partive politike ka deklaruar se përfaqësuesit e PAN kanë vendosur të marrin pjesë në Kuvend në datë 24 gusht, ndërsa në konsultim nuk merr pjesë Vetëvendosje.
 
Enver Hoxhaj ka deklaruar se kandidati i vetëm për kryeparlamentar është Kadri Veseli. “Ne mendojmë që seanca e radhës ku do të marrë pjesë koalicioni jonë do duhet të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht ku ne do të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese”, është shprehur ai.
 
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do i hapte më pas rrugë edhe formimit të qeverisë së re.
 
Por mungesa e një shumice të sigurt ka bërë që koalicioni PAN, (PDK, AAK dhe NISMA) të bojkotojnë seancat e para në mungesë të votave. 


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur