Kriza e Bashës me Perëndimin dhe fenomeni Doris Pack

Kriza e Bashës me Perëndimin dhe fenomeni Doris Pack

Doris Pack

Doris Pack është një pensioniste Gjermane që e do Shqipërinë. E ka lidhur karriera si ish politikane në vitet 90 dhe fillim të viteve 2000, miqësia me disa politikanë atëhere të rinj në PD, veçanërisht Genc Pollon dhe tani si pensioniste ndoshta klima e mirë e vendit, vrasja e vetmisë dhe sidomos përfillja si ish politikane. 

Nuk bëjnë keq që e thërrasin në Tiranë dhe e bëjnë pjesë të veprimtarive të tyre. është një gjest që u bën mirë të moshuarve që kanë pasur jetë aktive politike.

E kam vënë re se tani është dhe më e lirë në deklaratat e saj dhe në raporet me Bashkimin Evropian. 

Dikur ka qenë politikisht korrekte . Mbaj mend që kur Evropa e izoloi Sali Berishën pas vitit 1997, ajo bër çfarë mundi, të ishte simbol i atyre përpjekjeve për izolim dhe promovues e Genc Pollos, Edi Ramës dhe Ilir Metës, si politikanë të rinj që duhet të zëvendësonin Berishën e Nanon. Çfarë nuk bëri ta përjashtonte PD nga Partitë Popullore Evropiane dhe ta zëvendësonte me partinë e Genc Pollos. Dhe dukej që ishte e bindur për këtë, pamvarësisht ndonjë dobësie që kishte për Pollon.

Tani është më e lirëshme. është kundër mbështetjes që Bashkimi Evropian ka për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, kritikon Komisionin Evropian në Tiranë, flet për arsimin, shëndetësinë, kullat, dhe biles dhe për transprotin urban dhe është gati të thotë që e ardhmja e Shqipërisë është Albana Vokshi.

E kuptoj që disa njerëz që e marrin seriozisht dhe mund të irritohen, por në fakt ajo e ka pa të keq. Në fund të fundit është njeri i lirë dhe shtyn moshën e tretë me këtë punë.

Ajo që nuk kuptoj është që Lulzim Basha në përpjekje për të krijuar iluzionin, se nuk është i izoluar nga Evropa dhe perëndimi në përgjithësi, modifikon axhendën e Partisë Demokratike në fuksion të shetitjeve të Doris Pack në Shqipëri.

Një kolegu im më kujtoi sot një detaj interesant në kulmin e protestave studentore në dhjetor të vitit të kaluar.

Kur të gjithë aktorët dhe faktorët politik në Shqipëri, ishin të foksuar tek protesta e studentëve dhe rrugëzgjidhja për to, Basha njoftoi urgjent se do të kishte një forum të rëndësishëm të nesërmen në Hotel Tirana. Dhe kur të gjithë prisnin që ai të shpaloste ndonjë alternativë për arsimin dhe studentët , ai foli për …lirinë e shtypit. Albana Vokshi tashmë si e preferuar nga Doris Pack, vuri alarmin për lirinë e shtypit, pasi sulmoi gjithë shtypin që nuk kontrollon Lulzim Basha. 

E marr me mend si duhet të ketë turfulluar Sali Berisha kur e ka parë atë tryezë ditën që studentët kishin rrethuar kryeministrinë.

Dy ditë më parë në ditën e Lirisë së shtypit, Lulzim Basha thiri përsëri një tryzë por tani për…arsimin. Meqë kishte ardhur Doris Pack në Shqipëri, dhe të dukej sa më seriozë aktviteti, Basha shpalosi idetë e tij për arsimin, u betua për zhbërjen e reformës në arsim, dhe hodhi disa teza puniste, për të adhmen e arsimit në Shqipëri. 

Doris Pack që jeta nuk i ka ofruar ndonjë shans të madh për tu arsimuar, pasi ka qenë një mësuese modeste dikur në Gjermani, mbështeti idetë e Bashës dhe Albanës.

Dhe aktiviteti u mbyll.

Vetëm Lulzim Basha mund të ketë talentin të bëj idjotësira të tilla, pikërisht në kulmin e aksioneve, që ai vet i shpall si revolucion. Vetëm ai mund të flas në kulmin e protestave studentore për lirinë e shtypit dhe në ditën e lirisë së shtypit, për arsimin e lartë, vetëm se ka goditur që Doris Pack të jetë në Tiranë.

Doris Pack nuk ka haber nga arsimi dhe as nga problemet e arsimit në Shqipëri. Ajo ka vetëm një problem, që Genc Pollo nuk është më ministër arsimi dhe ndoshta bëhet përsëri, edhe pse Koha e tij është Koha më e zezë e arsimit shqiptar, pasi është liecensuesi i fabrikae të diplomave që futën në krizë dhe Perëndimin.

Vet Lulzim Basha është një njeri I cili akoma nuk denjon tu tregoj shqiptarëve diplomën e bachelorit për të cilin, Universiteti ku ai pretendon se ka mbaruar, nuk e konfirmon. Ai nuk denjon të zbatoj as të drejtën e publikut për informacion, pra vepron kundër lirisë së shtypit, duke mos kthyer përgigje për të bërë publike diplomën e tij.

Tani ky njeri vetëm që ti bëj qefin Dors Pack që do akoma Genc Pollon ministër arsimi, organizon një tryezë, pa kokë dhe pa këmbë për asimin, që të duket se ka të huaj që e mbështesin. Njësoj si me një gjerman tjetër, që e paguajnë si lobist pranë PD dhe thonë është “këshilltari i Merkelit”, ndërkohë që nuk ka qenë kurrë i tillë, por thjesht pjesë e kompanive të lobimit që kanë punuar dhe për partinë e saj ndonjëherë në fushata. 

Tani Basha është mirë ta ndaj mendjen me Perëndimin, nëse do që të jetë I qartë dhe i vendosur në rrugën e tij. Rruga që ai ka zgjedhur, djegia e mandateve dhe bojkoti I zgjedhjeve, është rrugë antiperëndimore dhe nuk mbështetet nga Perëndimi. Për mua është vendimi më I guximshëm edhe pse i imponuar nga Berisha, që Basha ka ndërmarrë ndonjëherë në jetën e tij. Por meqë budallallëkun e ka bërë tani, duhet ti shkoj deri në fund, dhe të sillet si trim ndaj perëndimit, jo të përpiqet të jetë dhe antiperëndimor dhe të paraqes si përfillje nga Perëndimi prainë e ndonjë pensonisti apo të papuni gjermanë, që marrin honorare në PD. Se ata më shumë se sa përfillin Bashën e PD, janë të lumtur që përfillen prej Bashës e PD. Bile duhet ti jenë shumë mirënjohës. Basha nuk ka pse u vë në shpinë dhe gjëra që nuk i mbajnë dot, siç është ky roli i të qënit përfaqësues të Perëndimit në opozitën shqiptare. Ata janë politikanë të Perënduar, por jo çdo gjë që ka perënduar, është Perëndim./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 06/05/2019 15:22

    PRAP TI MAJ PROSTITUT sali berishjane PO DEL NE SKEN GJOJA SE E DON SHQIPNIN KA PRAP LEK luli dhe sali berishjani MË TË PAGU NUK I MBAROJN PARET QË I VODHI POPULLIT SHQIPTAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet