Pyetja që ambasadorja Yuri Kim i drejtoi kandidatëve për garën e 6 marsit se çfarë do i sjellin votuesve kur përfaqësohen nga një "non grata" tërboi Berishën dhe njerëzit e tij, të cilët u hodhën menjëherë në sulm. Edhe pse grupi Berishës pati edhe një reagim zyrtar duke i kërkuar ambasadores të tërheq deklaratën, vetë Berisha duket se po përdor çdo gurë, sado i humbur, për të sulmuar ambasadoren e SHBA-së.

Këtë herë ai ka nxjerr në sulm Doris Pack, një ish eurodeputete e cila aktualisht nuk ka më asnjë lloj posti, por njihet si mbështetësja e hershme e Berishës duke u përdorur nga ai në sulmet që i kanë interesuar kundër ndërkombëtarëve.

Ish-eurodeputetja Doris Pack shkruan se asnjë ambasador nuk sillet si Yuri Kim dhe se i vjen turp nga sjellja e saj

“Zonja ambasadore Kim: nuk ka asnjë ambasador në ndonjë vend demokratik që sillet si ju. Ju po ndërhyni në mënyrë të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Ju nuk i bëni asnjë nder vendit tuaj, SHBA-së. Më vjen turp nga ju,” shkruan Pack

Një ditë më parë Yuri Kim i dërgoi një mesazh të qartë kandidatëve të Berishës se çfarë presin t'u ofrojnë votuesve dhe vetë SHBA-së nëse ata sponsorizohen nga një person "non grata" për korrupsion si Sali Berisha. Megjithatë Kim rikujtoi edhe një herë 4 personat e shpallur "non grata" nga SHBA se kandidatët nuk duhet të pranojnë ndikimin e tyre në zgjedhje.