Gjigantja italiane e shërbimeve Call Center, Facile.it, ka mbyllur degën e saj në Shqipëri. Përmes një njoftimi të lëshuar më 31 tetor, kompania bën me dije se ka vendosur likuidimin e degës shqiptare, duke ftuar të gjithë kreditorët të paraqesin pretendimet e mundshme. Sipas të dhënave zyrtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kjo kompani ushtron aktivitetin në Shqipëri që prej vitit 2012.
/Shqiptarja.com
Facile.it është një prej kompanive lider në tregun italian të konsulencës në tregun e sigurimeve. Rreth 1.5 milionë italianë i drejtohen kësaj kompanie për të përzgjedhur policat më të përshtatshme të sigurimit.
Muajt e fundit janë shtuar kompanitë Call Center që kanë vendosur të mbyllin aktivitetin në Shqipëri. Në masë të madhe, ky fenomen i detyrohet ashpërsimit të ligjit Italian për kompanitë e shërbimeve Call Center, që ka qëllim kthimin e aktiviteteve të tyre në territorin Italian nga jashtë kufijve. SCAN
Letra e kompanisë Facile.it
dy.b/shqiptarja.com








