Kriza e emigrantëve, më shumë
se 240 të vdekur në brigjet libiane 

Kriza e emigrantëve, më shumë<br />se 240 të vdekur në brigjet libiane 
Më shumë se 240 emigrantë mund të  kenë humbur jetën së fundmi në brigjet libiane.  

Ndërsa në brigjet italiane të Lampeduzës u gjetën vetëm  29 të mbijetuar.  

Një bilanc i tillë është bërë publik nga një zëdhënës  i Kombeve të Bashkuara ndërsa nuk është rikuperuar asnjë trup i pajetë.

Sipas të dhënave të para në barkën e nisur nga Tripoli kishte rreth 300 persona.  Më shumë se 4200 emigrantë kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun.

Vetëm gjatë këtij viti shumë se 330.000 emigrantë janë përpjekur të kalojnë detin për të mbërritur në brigjet europiane.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin