Kriza e emigrantëve, vendet
e Ballkanit mbyllin kufijtë

Kriza e emigrantëve, vendet<br />e Ballkanit mbyllin kufijtë
Vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë pas ngjarjeve në Paris të Francës, ndërsa kontrollet kufitare kanë sjellë radhë të gjata në pikat kufitare. Në pikën kufitare në Rumani është krijuar një radhë shtatë kilometra ndërsa qindra udhëtarë përpiqen të kalojnë kufirin në Hungari.

Policia kufitare thonë se masat e marra, një javë pas sulmeve në Paris, janë në përgjigje të kërcënimeve të mundshme. Autoritetet besojnë se të paktën njëri nga sulmuesit vetëvrasës të Parisit ka kaluar si emigrantë në Evropë, nëpërmjet Greqisë.

Ndërkohë mijëra emigrantë nga zonat e luftës janë bllokuar në kufijtë e vendeve të Ballkanit, ndërsa situata sa vjen e tensionohet. 

"Unë nuk dua të kthehem në vendin tim, nuk kam shtëpi në Nepal. Unë dua të shkoj në Evropë, unë dua të ndryshojë të ardhmen time, unë dua të bëj jetën time në këtë mënyrë", thotë një emigrant nga Nepali.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai