Kriza e emigrantëve, apeli i BE
për G20: Jemi në limitet e pranimit

Kriza e emigrantëve, apeli i BE<br />për G20: Jemi në limitet e pranimit
“Europa është në limitet e pranimit të emigrantëve dhe emergjenca duhet të shndërrohet në një problem global”, është ky mesazhi që BE dha gjatë samitit të G 20 i cili po mbahet në Hangzhou të Kinës.

“G20 duhet të nis të ndajë përgjegjësitë e këtij fenomeni. Janë më shumë se 65 milionë Persona refugjatë në botë dhe 4 milionë ata që kanë lënë shtëpitë në Siri.
 
Kemi nevojë të shqyrtojmë shkaqet rrënjësore, që detyrojnë miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim diku tjetër” u shpreh presidenti këshillit europian Donald Tusk i cili foli edhe për terrorizmin te cilin e cilësoje një sfidë globale.
 
Ai shtoi se tashmë G 20 ka ndërmarrë përgjegjësi edhe me Turqinë me synimin për të siguruar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian Juncker gjatë një konferencë për shtyp u shpreh se liderët e G 20 duhet të tregojnë se pas viteve të krizës jemi në gjendje të prodhojmë rritje ekonomike dhe të rikthejmë besimin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar