Kriza e emigrantëve, Papa Françesku viziton sot Francën! Ati i Shenjtë i pari në 500 vjet që viziton qytetin e Marsejës

Kriza e emigrantëve, Papa Françesku viziton sot Francën! Ati i Shenjtë i pari në 500 vjet që viziton qytetin e Marsejës

Papa Françesku

Papa Françesku do të vizitojë Marsejën në përpjekje për një Mesdhe më mikpritës të emigrantëve.

Mediat franceze shkruajnë se Papa do të përsërisë një mesazh tolerance për refugjatët dhe planifikon të mbajë një lutje në një monument kushtuar atyre që kanë vdekur në det.

Zyra e Vatikanit tha se Papa Françesku do të takohet me peshkopë dhe të rinj nga Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Evropa Jugore, si dhe do të mbajë një takim privat presidentin francez Emanuel Makro.

Një rritje e varkave me emigrantë që mbërritën nga Afrika e Veriut në ishullin e vogël italian të Lampedusa javën e kaluar shkaktoi zemërim si në Itali ashtu edhe më gjerë, por Franca tha se nuk do të pranojë askënd nga Lampedusa.

Ai bëhet Papa i parë në 500 vjet që viziton qytetin, një portë historike për emigrantët.

Të shtunën pasdite, Ati i Shenjtë do të udhëheqë një meshë para 57,000 njerëzve, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)