Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se fajtor për krizën energjitike është vetëm babëzia e kryeministrit Rama për të vjedhur pa pushim. Duke iu referuar deklaratës së kreu te qeverisë në Përmet ditën e sotme për energjinë, Meta shkruan se kryeministri po kërkon t’i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet me importet e energjisë.
‘Pa investimet e jashtëzakonshme dhe me sakrifica të mëdha të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend situata do të ishte tragjike për ekonominë tonë dhe konsumatorin familjar ndërsa çmimi shumë më i lartë.
Edi Rama në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjitik dhe sidomos nga mega aferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro. Prodhuesit ekzistues me përparësi të energjisë elektrike kontribuan në sistemin elektro-energjitik shqiptar me 2,124,476 MWh, përgjatë vitit 2021. Këtë energji Furnizuesi i Tregut të Lirë e paguan 8.56 lekë/kwh. Pra 7 herë më lirë se çfarë është duke blerë KESH.
Kosto e investuar për të instaluar 1 MW është përafërsisht 1 milion euro. Aktualisht janë investuar për 1200MW kapacite të instaluara që shërbejnë për sigurinë e furnizimit me energji.
Ndaj në vend që të mbështesë investitorët për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe t'u krijojë lehtësira, Kryeministri i shantazhon dhe kërkon t'i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet e tij skandaloze me importet e energjisë kur ai e ble 7 herë më shtrenjtë se sa ua ble Furnizuesi i Tregut të Lirë prodhuesve vendas.
Kriza energjetike që rrezikon vendin ka vetëm një përgjegjës: Edi Ramën dhe babëzinë e tij për të vjedhur papushim!’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Rama nga Përmeti: Amnistinë fiskale do të luftojmë ta miratojmë! S’i u bëkan kursimet e emigrantëve, prodhim krimi? Berisha ka gisht në akuzat për trafik organesh
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
5 Shkurt, 10:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Përmet/ Ndërron jetë Baba Hekurani, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut
4 Shkurt, 08:45
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini
3 Shkurt, 21:41
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07