PËRMET-Nga Përmeti nisi sot turi i takimeve të Kryeministrit Edi Rama në bashkitë e vendit, ku do të diskutohet mbi punët e qeverisjes vendore, investimet e reja dhe përballimin e sfidave të kohës, në prag të një dimri që gjithmonë e më shumë është pagëzuar si dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore.
Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të heqë dorë nga projektligji për miratimin e amnistisë fiskale, ku tha se do të luftojnë deri në fund që të miratohet. Në një takim më qytetarët në Përmet, duke u ndalur tek dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën, kryeministri Rama u shpreh se është se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi ynë do bëjë atë që është e drejtë.
‘Do luftojmë deri në fund për amnistinë fiskale, është e papranueshme t’na tregojnë kriminelët, si puna e atyre organeve të trafikuara që mbetën stampë mbi flamurin tonë kombëtar dhe morën dhenë. Shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit, por janë një pakicë, më pak se 1%, 99% janë njerëz si këta këtu që kanë ardhur këtu e kanë bërë familje dhe mbajnë ekonominë e tyre familjare dhe ndihmojnë ekonominë e qytetit, si u bëkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër, prodhim i krimit, është e papranueshme kjo gjuhë që përdorin në lloj lloj gjuhësh të huaja ndaj nesh.’- tha Rama.
E djathta e rublave, tha Rama, duke ju referuar Sali Berishës, ka dorë në akuzat për trafik organesh në luftën e UÇK-së. Sipas Ramës, kjo e djathtë ul dhe nge Shqipërinë si çerdhen e krimit vetëm për luftë politike dhe për pushtet.
‘Aty ishim të gjithë, pse ne e kundërshtuam dhe nuk e votuam atë rezolutë? Pse ata e votuan, se janë ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën dhe hedhin kujën kapini hajdutin.’- u shpreh Rama.
Gjatë takimi kryeministri Rama u ndal edhe tek sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.
“Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore. Mburoja financiare për çmimin e energjisë, rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve, rritja e mëtejshme e pagës minimale, rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar, dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar, rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ,rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit, mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit, financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama në Facebook teksa ka shpërndarë edhe videon e takimit.
Kryeministri Rama zhvilloi bashkëbisedimun me përfaqësues të operatorëve turistike dhe agroturizmave të bashkisë së Përmetit.
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur vizitën e tij në qytetin e Përmetit me një batutë për kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin dhe kryebashkiaken e Përmetit Alma Hoxhën.
“Tërmet, tërmeti, ka tërmet, ka dhe Përmet. Publiciteti i tërmetit, arma e Përmetit”, tha Rama.
Këtë video e shoqëroi me një shkrim ku përshëndeste socialistët e Përmetit dhe të Tepelenës. Një mesazh të nënkuptuar e kishte për zgjedhjet e ardhshme pasi shkroi: “Ju grupi mos harroni porosinë e fundit”, në mënyrë që të nisin punën intensive që të fitojnë zgjedhjet 2023.
“Ishte ditë e bukur falë Përmetit, që ka marrë një nur të veçantë (normal që ka kaluar 60 mijë turistë deri tani dhe hotelet e bujtinat plot), falë punëve të bukura të Almës dhe Denisave të saj, bisedave me përmetarët, qytetarëve fisnikë që na u bashkuan në takimin e madh pasdite apo në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit që mbylli ditën e gjatë, po padyshim edhe falë grupit të asamblesë socialiste të Përmetit e Këlcyrës, që e përshëndes me këtë video për gjithë socialistët e zonës, përfshirë edhe ata Tepelenës.
*dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit” – shkroi Rama.
Gjatë fjalës së tij në Përmet, kryeministri Edi Rama është ndalur tek opozita që pas dosjes së lobimit rus e quan ‘opozita e rublave’. Sipas tij, historia me paratë ruse është më e gjerë se ajo cfarë dimë, por nuk dha detaje të tjera.
Gjithashtu u shpreh se nuk është rastësi që përfaqësuesi i PD votoi pro raportit të Dick Marty.
“Sikur mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi edhe opozitën e rublave. Historia e tyre me rublat është një histori më e gjerë sesa ajo që dimë. Për të cilën tani janë futur në sherr kush i kishte paratë dhe kush e dinte dhe kush nuk e dinte. Kur ajo doli në shesh të gjithë u hodhën që nuk kemi lidhje, ky s’ka lidhje etj.
Tani po mundohet të thonë kush ka dhe kush nuk ka lidhje. Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa. Nuk është aspak rastësi, që edhe ajo historia e rezolutës së turpit me trafikimin e organeve që i ka vënë një stampë turpi jo luftëtarëve të UÇK, por kombit shqiptar, sepse na identifikojnë ne si njerëz barbarë që trafikojnë edhe organe njerëzish kur janë duke luftuar për lirinë e tyre.
Nuk është rastësi, që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi.
Sic nuk është kjo rastësi kjo më vonë, sic nuk është rastësi edhe mënyra sesi edhe në një situatë si kjo kërkojnë vetëm të hedhin më shumë benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Përmeti luftën në Ukrainë duke thënë se nuk e ndalin dot inflacionin në një kohë kur cdo ditë diskutohet për mundësinë e një sulmi bërthamor.
“Nuk jemi në gjendje që ta perceptojmë deri në fund sesa thellë kemi hyrë në epokën e kërcënimeve, ku po flitet për ditë për mundësinë e një lufte nukleare, një gjë e pakonceptueshme deri para se të hynte shkurti i këtij viti. Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm. Ndërkohë mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.
E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjellë bomba, sjell vrasje, plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë, të cilat mjaftojnë për ta futur të gjithë njerëzimin në një psikologji të rënduar, të cilës i shtohet edhe i gjithë helmi i përditshëm i mjeteve të komunikimit, ndërkohë që ajo që ne s’mund të bëjmë dot është të ndalojmë luftën. Ajo që nuk bëjmë dot është që ta eliminojmë inflacionin e luftës,”, tha Rama.
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se të ardhurat që do të përfitohen nga taksa për prodhuesit e energjisë do të shkojnë në formë ndihme për pensionistët dhe familjet në nevojë.
“Kemi hyrë në një nivel tjetër të kontekstit rajonal sepse me riadaptimin e TEC-it të Vlorës, përfshirjen e kompanisë amerikane me investimin për të lidhur tubacionin me atë të TAP-it, marrim një tjetër fuqi në vitet që vijnë. Kjo pjesa e energjisë elektrike duket si muhabet për kuriozitet pasi kur nuk ekziston si fakt në faturë, thonë që nuk është gjë. Por është një shpenzim shumë i madh. Jemi duke diskutuar për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë.
Duke ndjekur direktivën europiane, do vendosim një taksë të jashtëzakonshme. Jo për të marrë një shumë të konsiderueshme fondesh në të ardhurat e shtetit dhe për t’i përdorur për asgjë tjetër përveçse për t’ua kthyer njerëzve në formën e mbështetjes financiare duke nisur nga pensionistët dhe familjet në nevojë. Në këtë përballje kaq të madhe, në këtë lloj monster, ne duam deri në fund të jemi solidarë.
I gjithë ai volum të ardhurash nga taksa e jashtëzakonshme do kthehet në mbështetje sociale dhe të rezistencës së këtij populli ndaj inflacionit të luftës. Nga ana tjetër do bëjmë çmos rritjen e pagave ta vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshme. Ta vazhdojmë për të vazhduar të stimulojmë sa më shumë jo vetëm njerëzit që punojnë në sektorin publik, por edhe atë privat. Do e rrisim përsëri pagën minimale në mënyrë që dhe sektori privat të bashkohet”, tha Rama.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se fajtor për krizën energjitike është vetëm babëzia e kryeministrit Rama për të vjedhur pa pushim. Duke iu referuar deklaratës së kreu te qeverisë në Përmet ditën e sotme për energjinë, Meta shkruan se kryeministri po kërkon t’i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet me importet e energjisë.
‘Pa investimet e jashtëzakonshme dhe me sakrifica të mëdha të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend situata do të ishte tragjike për ekonominë tonë dhe konsumatorin familjar ndërsa çmimi shumë më i lartë.
Edi Rama në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjitik dhe sidomos nga mega aferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro. Prodhuesit ekzistues me përparësi të energjisë elektrike kontribuan në sistemin elektro-energjitik shqiptar me 2,124,476 MWh, përgjatë vitit 2021. Këtë energji Furnizuesi i Tregut të Lirë e paguan 8.56 lekë/kwh. Pra 7 herë më lirë se çfarë është duke blerë KESH.
Kosto e investuar për të instaluar 1 MW është përafërsisht 1 milion euro. Aktualisht janë investuar për 1200MW kapacite të instaluara që shërbejnë për sigurinë e furnizimit me energji.
Ndaj në vend që të mbështesë investitorët për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe t'u krijojë lehtësira, Kryeministri i shantazhon dhe kërkon t'i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet e tij skandaloze me importet e energjisë kur ai e ble 7 herë më shtrenjtë se sa ua ble Furnizuesi i Tregut të Lirë prodhuesve vendas.
Kriza energjetike që rrezikon vendin ka vetëm një përgjegjës: Edi Ramën dhe babëzinë e tij për të vjedhur papushim!’- tha Meta.
Kryeministri Edi Rama, se bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ka kryer këtë të martë një inspektim në qendrën historike të qytetit të Përmetit, prej ku ka deklaruar se ka pasur shumë mosbesim për ndërtimin e saj. Gjatë inspektimit, Kumbaro theksoi ende se ka punë për të bërë, teksa ia tregonte kreu të qeverisë punët e bëra deri tani në qendrën historike të Përmetit.
“Këtu jemi në zemër të lagjes historike, praktikisht Përmeti e ka pasur gjithmonë qendrën historike por asnjeri nuk e dinte. Më 2016-ën e shpallëm dhe e përfshimë Përmetin në programin e Zhvillimit të Trashëgimisë Kulturore. Ka pasur shumë mosbesim, për hir të së vërtetës, por qytetarët kanë filluar të kthejnë shtëpitë në bujtina, kanë transformuar banesat e tyre. Ka ende punë për të bërë. Është bërë dhe sistemimi I përroit, ka qenë një problem i hershëm në qytet”, tha Kumbaro.
Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se do të bëhet edhe një projekt “i vogël” për muret, i cili do të jetë një nxitje edhe më e madhe për zhvillim për banorët në zonë.
“Do të bëjmë një projekt të vogël, por shumë të rëndësishëm për muret. Pastaj do të jetë edhe një nxitje më e madhe për ata që kanë shtëpitë”, tha Rama.
Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë. Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi tynë do bëjë atë që është e drejtë.
Kemi njerëz që janë kthyer nga emigracioni këtu. Kanë ardhur nga Tirana. Sepse kanë kuptuar që jetohet me më pak stres. Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Do luftojmë deri në fund. Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara.
Që mbetën stampë në flamurin tonë kombëtar. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Si qenkan këta kriminelë. Si u bëkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhim i krimit.
Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin në gjuhë të huaj kundër nesh. Ata nuk kanë asnjë faj sepse ne jemi këtu të parë. Është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhdukur në thesin e rublave, Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxjerrin organet e njerëzve dhe i trafikonin.
Jam i bindur që ka gisht në një mënyrë apo një tjetër që përditë e përditë ul e ngre Shqipërinë si çerdhe krimi. Nuk ka se si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që sot e goditur botën me luftë, të Putinit dhe atyre që sot bërtasin Shqipëria është në rrezik. Pse ne e kundërshtuam.
Kur ia japim gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes, duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar 30 vite gjak djersë kursime si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar pastruar paratë e krimit. Një skandal, e paimagjinueshme, por ne do të vazhdojmë përpara se është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë shkuar në Britani me emër tjetër, si të larguar nga lufta, sepse ishin në pikë të hallit. Sa vite kanë punuar ashtu, ku do i çojnë kursimet e punës në të zezë, që e kërkojnë dhe paguajnë pronarët në këto vende, nuk i lënë ata në rrugë ne.
Do bëjmë të gjitha ato që duhet, edhe amnistinë për të cilën duhet një draft sa më i dakordësuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, ta bëjmë për njerëzit tanë, për vendin tonë. Pastaj duhet mbështetja e nevojshme në Parlament'- tha Rama
Qytetari: Bëjeni amnistinë.
Rama: Do e bëjmë, s’do e bëjmë për karshillëk, do e bëjmë për njerëzit tanë për vendin tonë.
Çdo projekt për agro-turizëm do të mbështetet premtoi sot Kryeministri Rama në një takim në Përmet.
“Do të nxisim agroturizmin pa asnjë diskutim, pa asnjë përjashtim. Kemi njerëz që janë kthyer për të ardhur këtu. Kanë kuptuar se fitohet më shumë, jetohet më me pak stres. Me kursimet e tyre nxjerrin më shumë se sa nxirrnin kur punonin për dikë tjetër në emigracion. Ndaj u bëj dhe një herë thirrje emigrantëve. Për këtë po e bëjmë edhe amnistinë fiskalë. Është e papranueshme që na tregojnë kriminelët”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në një takim në terren me qytetarët e Përmetit u shpreh edhe njëherë se qeveria është krah qytre dhe bizneseve ndaj luftës energjitike. Teksa një kluftë me bimba dhe dronë ka mbërritur në dyert e Evropës, një luftë edhe më e madhe do të jetë kalimi me sukses i një dimri të ashpër, më i ashpri që prej peridhës së dytë botërore. Rama foli edhe për pretendimet e opozitës së gjithçka ka shkuar për keq vitet e fundit, duke thënë se buxheti i vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me atë të vitit 2013. Dhe ky dyfishim nuk mund të bëhej kurrë nëse do shkonte gjithçka për keq.
Në prag të një dimri që gjithnjë e më shumë është pagëzuar si më i vështiri pas Luftës së Dytë Botërore, dhe në Shqipëri nuk ka ardhur me bomba nga qielli por ka ardhur me kërcënimin e madh si kriza e enegjisë.
Nuk është një prodhim i brendshëm ëhstë një flamë e cila mbështjell të gjtihë vendin sepse ka mbështjellë kontinentin. S’është qeveria që e ka provokuar e jo më ta sjellë. Ne jemi këtu se qeveria ka marrë një përgjegjësi për të bërë të pamundurën për të lehtësuar këtë barrë. Nëse ne nuk do kishim mbrojtur krizën energjtike, sot do kishin falimentuar, do kishin mbyllur dyert do ishin dorëzuar.
Shikoni se çfarë ndodh se vendet më të përparuara se ne, ja Italia përditë mbyllen qepenë. Për ne është jetike për të mbrojtur në këtë dimër të vështirë, familjet dhe biznesin e vogël. Tjetra, është që kemi vendour një fashë për të stimuluar kursimin dhe për të ulur më tepër konsumin energjisë. Fasha 800këh duhet të hynte në fuqi, por nuk hyri se ne mezi presim të shohim një mundësi e vogël që krijohet në familjet dhe bizneset e vogla. U krijua një mundësi e vogël për mos ta vënë në zbatim sepse ka filluar një sensibilim për të kursyer, patëm dhe rreshje, jo të mjaftueshme, jo për të fjetur gjumë rehat.
Se ka ardhur koha e shohim diellin me inat të na falë perëndia shi. Dhe, edhe për muajin, nëntor po rrimë po presim nëse do të na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi. Kurse Kurse Kurse! Po shikoja një harbut nga këto të netëve TV, që po zgërdhihej në të gjitha format me minitren e energjisë së pse duhet të kursejmë e etj. Ne bëjmë shumë më pak me thirrjet e vazhdueshme krahasuar me vendet e tjera për thirrjet e kursimit. Kjo s’është lojë, kjo ëhstë luftë! Ne duam t’ua lehtësojmë sa më shumë peshën barrës së qytetarëve siç bëmë në pandemi. Nuk kemi kohë për të humbur! Ja kemi dalë edhe me buxhetin e ri. Buxheti i 2023 është i dyfshitë me vitin 2013. Si mund ta dyfishojë buxhetin një shtet që ka funksionuar keq?- tha Rama.
O popull dele, qe beson ç'thote nje KM i kapur nga oligarket dhe krimi - po si e besoni qe emigrantet kane arritur te fitojne deri ne 2 milion euro ne 30 vjet??? Akoma besoni qe mjaft te dalesh jashte dhe ha me luge floriri? Emigrantet qe fitojne aq shume dhe qe kane nevoje per amnisti fiskale, jane ata q
PërgjigjuO Ilir Metaj e vërtetaj ti je kart e djegur largohu nga politika e lëre të qet ktë popull të shum vuajtur. Tregohu njëher burr në jetën tënde o buracak.
PërgjigjuLe te behet ajo gje qe eshte me e drejte qe edhe vendi te eci perpara
PërgjigjuBo bo bo, u hodhen ne sulm 4 germeshit (komentuesit patronazhist me emra me 4 germa), pa fare fantazi dhe me me pak tru.
PërgjigjuKush eshte munder amnistise jane ato qe baze tjeter nuk kane por thone se jan kundra nderkombetaret qe ne kete rast jane mos bej si bej une bej si them une.
PërgjigjuLe ti pastrojne te gjithe leket shqiptaret vetem saliu dhe likja mos te pasteojne djersen e gjithe shqiptareve.
Përgjigjuduhet tju japim krah te gjitheve e ti ndimojme ne kete kohe te veshtire
Përgjigjumerrr masat paraprakisht qe ta perballojme
PërgjigjuSa veshtire do e kemi me vertete kete vit se ai pederasti putini do me bo luft ai , bytha atij
PërgjigjuNje qeveri qe mendon vetem per te miren e popullit! Keshtu ka lezet
PërgjigjuSi ne cdo qytet te shqipris dhe permeti esht kthyer ne nje qytet shume te vizituar
PërgjigjuMendoj se duhet me shume ndergjegjsim edhe nga qytetaret qe te kursejm sa me shume qe te jete e mundur qe mos kemi mungesa energjitike
PërgjigjuE gjithe europa po kalon nje kohe krize por e rendesishme eshte qe po meren masa per ta perballuar sa me lehte nga qytetaret
PërgjigjuSado qe do te jet nje dimer i veshtir rendesi ka qe qeveria po na jep shume mbeshtetje
PërgjigjuNga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere... Uroj te jene te verteta,por nga pervoja personale them qe asgje nuk ndryshon ne nje vend ku deri dje etalon i ndershmerise ishte Arben Hametaj... U ktheva para disa vitesh aty me shpresen se do behej dicka ,por ishte zhgenjim total ne cdo aspekt,dhe perseri u riktheva ne emigrim,ne shqiperi eshte fakt vetem hajdutet dhe lepirsat e pushteteve ecin para!!
PërgjigjuKeni ndihmuar kedo qe ka pasur nevoje e si keni lene vetem,jeni qeveria me e mire
PërgjigjuPavaresisht situatave te veshtira ju nuk i harroni njerezit qe kane nevoje per ndihme per te ecur perpara
PërgjigjuPtu te qifsha zahon dhe aneten o te shkerdhefsha kalamajt. Komunista kurva
PërgjigjuO Fadil o gojë pleh, po pse mor i shkerdhyer dhe i degjeneruar që dukesh nga opinioni që shpreh ,zë në gojën tënde që vjen era mut familjarë të personit me sharje , pse nuk jep ide bindëse se çfarë duhet të ndryshojë në qoftese është gabim dhe se çfare duhet përmirësuar në dobi të të gjithëve, a mos vallë je i trullosur nga mend e kokës dhe nuk di se çfarë thua, njesoj si dashnori i mamit tënd që nuk po ja përmend emrin.
Permeti po zhvillohet shume dhe kete po e shohim me punet qe ju po behen per te
Përgjigjuishalla kalon sa me shpejt pasi eshte shjme e veshtir sidomos situata e energjis elektrike
Përgjigjushime e vertet po me mbeshtetjen e qeveris ne do tja dalim mban por dhe duhet te mundohemi qe dhe ne ta ndihmojm sado pak
Përgjigjucdo lloj situate ja kemi dalur mban besoj se dhe kjo situat do te jet e veshtir por do tja dalim mban
PërgjigjuYlli.Roni ,Ziko ,Kevi,Marjo...o zot prandaj eshte ne mjerim ai vend....
PërgjigjuEdhe permetit i erdhi rradha dhe tashme do te behet edhe me mire akoma
Përgjigjujetojme ne nje periudhe shume te veshtire per shkak te agresorit rus por kemi besim se do tia dalim
PërgjigjuDo te sjelli dimer te veshtire por do te kemi dhe mbeshtetjen e qeverise per ta kaluar sa me lehte kete dimer
PërgjigjuShyqyr te bohet edhe permeti mbar iher
PërgjigjuI kam lakmi sepse kam koh te mendojne per te gjithe.
PërgjigjuI keni qendruar prane te gjithve. Respekt
Përgjigju