Kriza e karburantit në Britani, ambasadori i vendit tonë në Londër: 150 mijë emigrantë shqiptarë në Angli gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh

Kriza e karburantit në Britani, ambasadori i vendit tonë në Londër: 150 mijë emigrantë shqiptarë në Angli gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh

Foto ilustruese

Në Britaninë e Madhe ka një krizë të furnizimit me karburant, ndërsa ambasadori shqiptarë, Qirjako Qirko ka theksuar se emigrantët shqiptarë atje janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në trajtimin e kësaj krize. Në një intervistë për "The Guardian", Qirko tha se, në mirënjohje të asaj që Britani ka bërë për shqiptarët, 150 mijë shqiptarë që jetojnë atje do të ishin të gatshëm të punonin thuajse falas si shoferë kamionësh.

"Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë", tha ai.

Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë t'u furnizuar me benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

 “Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin ‘unë mund të ndihmoj’", tha ai.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë, teksa shtoi: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë. ”

Kriza e prodhuar në Britani nuk ka ardhur si shkak i mungesave të karburantit, por për shkak të mungesës së shoferëve për shpërndarjen e karburanteve. Kriza e karburantit ka shkaktuar radhë nëpër pikat e furnizimit me karburant në Britani, ndërsa ushtria do të fillojë të shpërndajë karburant ditën e nesërme. Përveç 300 drejtuesve të cisternave të karburantit që lejohen të punojnë përkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar, viza të përkohshme po u ofrohen edhe 4.700 shoferëve të transportit të ushqimit të cilët janë në gjendje të mbërrijnë nga fundi i tetorit dhe të largohen deri më 28 shkurt 2022.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qemal Demalija: 05/10/2021 17:27

    Jam igatshem te punoj me bot nafte dhe benzine ne Britain

    Përgjigju
  • Geri: 04/10/2021 14:34

    Shume i drejte propozimi i Ambasadorit tone. Madje une sugjeroj qe edhe Ambasadori yne te kontribuoje vete, duke punuar falas gjashte muaj ne vijim, ne solidaritet me popullin britanik.

    Përgjigju
  • Joni: 04/10/2021 02:55

    Kete paskemi ambasador ne Angli me? Cfare turpi. I jep ment perandorise. O Qirko, eshte karburant, leng, jo droge pluhur e gjethe. Mos i ngaterro gjerat, lidhu me Ramen para se te brockullisesh.

    Përgjigju
  • Iris: 04/10/2021 01:29

    Deklarata absurde e z.Qirko me kujtoi nje ngjarje te treguar nga nena ime,ndodhur ne Tirane aty nga viti 70.Nena ime punonte si infermiere ne spitalin pediatrik ne kryeqytet.Kishte ndodhur nje helmim shume i rende,ne mase, tek femijet e kopeshteve(furnizoheshin nga e njejta njesi prandaj u helmuan) dhe shteti komunist ,nga qe u krijua nje emergjence e papritur,kerkoi gadishmeri te plote te infermiereve,mjekeve,sanitareve dhe u kerkoi te qendronin ne pune jashte orarit me premtimin qe oret over time do ua jepte dite pushimi ekstra(per shperblim monetar per over time nuk behej fjale).Emergjenca vazhdoi per nja 10 dite ose me shume.Ne fund gjendja u vu nen kontroll dhe femijet u permiresuan dhe fillun t'i dergojne neper shtepite e tyre.Kur u be mbledhja e rradhes e stafit ne spital,ngrihet nje infermiere qe me vone do hynte ne parti dhe qe gjate kesaj emergjence kishte punuar nje ose dy ditet e fundit,kur femijet ishin permiresuar dhe po largoheshin,sepse kishte qene me pushime.Infermierja ngrihet ne mbledhje dhe me devotshmerine e nje militanteje,propozon qe ditet e pushimeve ekstra te premtuara,t'ia falnin partise.Dhe keshu pushimet u humben nga nje fanatike partie qe as kishte sakrifikuar,as ishte lodhur sepse erdhi ne fund.Ishte koha ku asnje s'mund te fliste hapur,por nena me ka treguar qe shume infermiere qe sakrifikuan ato dite e shanin dhe e mallkonin mbrapa kraheve.Keshtu eshte dhe ky Qirkoja,flet si infermirja komuniste dikur:Shoferet shqiptare te punojne falas!!!

    Përgjigju
  • Genci: 03/10/2021 19:48

    Cfare thua ore Qirko ? Ke luajtur mendsh. Kriza eshte sepse POLAKET e LINDORET (pervec ne qe kemi nje vend katrahure me politikane miliardere) jane kthyer ne vendet e tyre dhe po i ndertojne. Ti po thua te punojme falas sepse na kane ndihmuar ? Cfare ndihme na kane dhene ? Konferenca e Londres eshte ajo qe na NDAU ne more krric i shitur. Ne vend te krijosh programe per ti kthyer Shqiptaret mbrapsht tani po thua do punojme falas.

    Përgjigju
  • Pirdh o pirdh: 03/10/2021 19:42

    O qirje Qirjako e di ti nivelin e shoferllekut qe kane shqiptaret qe o marrin patentat me leke? Apo e hodhe njehere llafin tafti bafti.

    Përgjigju
  • Bariu: 03/10/2021 19:01

    Nqs na lini te mbjellim bar neper kamione ju japim para ne vend qe te jepni per rroge. :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë