Kancelarja Angela Merkel dhe partnerët e saj të koalicionit e kanë mbyllur takimin e të dielës pa arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.
Liderët e koalicionit qeverisës në Gjermani nuk arritën dot të sheshonin diferencat për mënyrën sesi duhet zgjidhur problemi me numrin e madh të refugjatëve.
Kjo gjë është cilësuar në mediet gjermane s krizë mes parnerëve të koalicionit qeverisës.
Në këtë takim Merkel u takua me liderin e partisë simotër të Bavarisë dhe kreun e Social Demokratëve, Sigmar Gabriel.
Berlini pret që 800 mijë deri në një milionë emigrantë të mbërrijnë në Gjermani këtë vit, sa dyfishi i numrit të refugjatëve të një viti më parë dhe më shumë se çdo vend tjetër i BE-së.
Pas dy orë takim, Gabriel e la kancelaren të zymtë. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Sibeert tha se bisedimet ishin “konstruktive”, por shtoi se tre liderët do të takohen sërish të enjten.
Horat Seehofer, lideri i CSU-së kërkon veprim të përbashkët për frenimin e numrit të refugjatëve.
Bavaria është një nga zonat me fluksin më të madh dhe Seehofer është nën presion nga bashkitë e këtij landi. Disa nga anëtarët e partisë së tij kërkojnë dhe mbylljen e kufirit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptaraj.com)
/Shqiptarja.com